Lajme

Situata në Veri, Clinton: T’i jepet fund kësaj marrëzie, qytezat u ndërtuan për të mirë të serbëve

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 03 July 2023

Ish-presidenti Bill Clinton gjatë fjalës së tij në ceremoninë mikpritëse në Tiranë, ka komentuar edhe situatën aktuale në Kosovë. Ai tha se tensionit mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i jepet fund.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do doja mos të ndodhte, nuk është më vendimi im por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër… mendoj se është e lehtë për shqiptarët në shumicë që të përpiqen të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin, por duhet ta ndalim këtë marrëzi.

Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension. Ka njerëz që jetojnë aty dhe qytetarëve kanë nevojë t’u thuhet se ju duhet.”, u shpreh ish- Presidenti Clinton.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera