Situata momentale e pozitës së trajnerit të Manchester United
Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 26 October 2021
Krerët e Manchester United që nga dita e hëne janë në bisedime të vazhdueshme për të ardhmen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer pas paraqitjes së tmerrshme të klubit në humbjen 5:0 si vendas kundër Liverpoolit.
Pjesa kryesore e bordit së bashku me Sir Alex Ferguson dëshirojnë që t’i japin Solskjaerit edhe një shans tjetër që të jetë në krye të skuadrës në ndeshjen kundër Tottenham, përcjell KosovaPress.
Pavarësisht kësaj, presioni vazhdon të rritet te Solskjaer pas rezultateve të vazhdueshme jo të mira me Manchester United muajin e kaluar, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Në anën tjetër, ende nuk ka pasur bisedime zyrtare mes krerëve të “Djajve të Kuq” dhe trajnerit italian Antonio Conte, ku ky i fundit do të dëshironte që ta pranonte detyrën e trajnerit dhe nëse do të ketë ofertë ditëve të ardhshme për të, Conte është shprehur i gatshëm që të merr timonin e gjigandit anglez.
Po ashtu, Conte gjatë karrierës, nuk ka qenë pjesë e stilit të tij që të emërohet trajner i një skuadre gjatë kohës sa është duke u zhvilluar sezoni, por klubi i vetëm që mund ta ndryshojë mendjen e tij është Manchester United.
Ndërsa, sot Ole Gunnar Solskjaer ka qenë prezent në Carrington për seancat përgatitore të ekipit bazë, dhe ai e di që pjesa e kryesore e bordit dëshiron që t’ia dhurojë atij edhe një shans tjetër në ndeshjen kundër Tottenham.
Të tjera
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...