Situata e tensionuar Kosovë-Serbi, Bolton: Kërcënimi i vërtetë nga Moska

Autori: Gazeta inFokus
08:34 | 12 July 2023
John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA, ka folur në lidhje me situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.
Aii tha se kërcënimi i vërtetë me të cilin përballemi të gjithë, është nga qeveria në Moskë.
Më tej, ai shtoi se mosmarrëveshjet që kanë duhet të vihen nën kontroll në mënyrë që SHBA e BE por dhe shtetet e tjera të fokusohen te lufta në Ukrainë.
“Nga jashtë, duket sikur kemi humbur mundësi për të zgjidhur me diplomaci fërkimet e dukshme mes Serbisë dhe Kosovës. Shumë njerëz janë përpjekur për disa kohë në këtë drejtim. Nuk e di se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e fundit. Jam i sigurt që arsyet janë komplekse, por mendoj se në perspektivën e Evropës si një e tërë dhe të Shteteve të Bashkuara, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, nuk është momenti ku tensionet tjetërkund në kontinentin evropian, në Ballkan apo kudo gjetkë, duhen lejuar të shpërthejnë”, deklaroi Bolton në Euronews Albania.
“Së paku, duhet të kemi parasysh që kërcënimi i vërtetë me të cilin përballemi të gjithë, është nga qeveria në Moskë, fërkimet dhe mosmarrëveshjet që kemi, që janë të shumta, duhet të vihen nen kontroll së afërmi që të gjithë të përqendrohemi në një fund të kënaqshëm të luftës në Ukrainë”. tha ai.
Bolton, komentoi propozimi e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama për konferencë të nivelit te lartë të thirrur nga Franca dhe Gjermania, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për situatën e tensionuar Kosovë-Serbi.
Ai shtoi se sa më shumë palë të përfshihen në negociata, aq më e vështirë do të jetë arritja e marrëveshjes.
“Mendoj se sa më shumë palë të përfshihen në negociata, aq më e vështirë do të jetë arritja e marrëveshjes, por ka një traditë në Shtetet e Bashkuara, kryebashkiaku Mer Daley i Çikagos, kur u përball me një grevë të mundshme të mësuesve, mbyllte Bordin e Arsimit në një dhomë me sindikatat e mësuesve dhe thoshte: “Nuk do të dilni pa arritur një marrëveshje””.
“Zakonisht ia arrinin. Por, unë mendoj se nëse ka shumë të jashtëm që po komentojnë sikur të ishte një ngjarje sportive për ecurinë e negociatave, nuk do të ketë një rezultat të dëshirueshëm, do të ishte më mirë që Kosova dhe Serbia të përfaqësoheshin në një ishull ndoshta në Egje, pa shumë spektatorë përreth”, tha ai.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të fry...
-
Macron paralajmëron se Perëndimi mund të humbasë besueshmërinë shkaku i luftë*rave në Ukrainë dhe Gaza
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se SHBA-të dhe Evropa rre...
-
“Tjetër herë sigurohu që dera të qëndrojë e mbyllur”, Trump këshillon Macronin pas incidentit me gruan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë disa...
-
Të paktën 117 të vde*kur nga përmbytjet në Nigeri
Ka shkuar në 117 numri i të vdekurve pas përmbytjeve të mëdha në Nigeri, tha ...
-
Osmani uron Kroacinë, në ditën e shtetësisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Republikën e Kroa...
-
Gjendet e vde*kur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë
Një grua është gjendur e vdekur nga policia në shtëpinë e saj në fshatin Dobr...
-
Talentët e rinjë nga Mleqani, do iu lëjnë pa fjalë se si këndojnë këngën “Jakup Ferri”
Dy djem të rinj, Ajan dhe Flori Kryeziu nga fshati Mleqan i komunës së Malish...
-
Nesër tentativa e 24’të për konstituimin e Kuvendit, a do të vazhdojë ngërçi?
Nesër do të bëhet përpjekja e 24’të për konstituimin e Kuvendit. E propozuara...
-
Musliu kritikon iniciativën për zbritje shëndetësore për Policinë: Nuk guxojnë të trajtohen me lëmoshë, por me dinjitet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...
-
Lushaku-Sadriu thotë se LVV-ja e ka bërë shtetin për vëllazëri e jo për qytetarë
Deputetja nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas aplikimi...
-
Rasti i vëllait të Luan Dalipit, Cakolli: Energjia po ndriçon për pushtetarët, neve na mbetet vetëm drita e telefonit
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vë...
-
Abdixhiku pasi Luan Dalipi e pranoi që vëllai i tij i është futur tregtisë me rrymë: Kosovës i duhet një ‘SPAK’, ta provojnë fatin aty
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompa...