Siria rikthehet në Ligën Arabe
Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 07 May 2023
Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe, e kanë miratuar vendimin për rikthim të Sirisë në këtë trup, pas më shumë se një dekade të pezullimit.
Sipas një zëdhënësi të Ligës, ky vendim tregon përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet me presidentin sirian, Bashar al-Assad.
Në vendim është thënë se Siria do të mund të marrë pjesë në takime menjëherë, dhe në të është përmendur edhe nevoja e dhënies fund të luftës civile në këtë shtet.
Vendimi është marrë në një takim me dyer të mbyllura në Kajro.
Ndonëse disa shtete arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë bërë thirrje për normalizim të lidhjeve me Assadin, të tjerë, përfshirë Katarin, refuzojnë normalizim të plotë, pa një zgjidhje politike të konfliktit sirian.
Disa kanë kërkuar edhe vendosjen e kushteve për kthim të Sirisë në Ligë, siç është rasti i Jordanisë.
Në vendimin e së dielës është përmendur që Jordania, Arabia Saudite, Iraku, Libani dhe Egjipti, do të krijojnë një grup kontakti, për të ndërmjetësuar komunikimin me Qeverinë siriane, dhe që të gjendet zgjidhje për krizën.
Anëtarësimi i Sirisë në Ligën Arabe është pezulluar më 2011, pas shtypjes së protestave në rrugë kundër Assadit.
Për pasojë, shteti është përfshirë në luftë civile dhe janë shkatërruar pjesë të mëdha të territorit.
Të tjera
-
Konfirmohet rasti i parë me Linë e Majmunëve në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka bërë të ditur se g...
-
Aeroporti i Prishtinës sot feston arritjen e 4 milionë udhëtarëve
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sot do të festojë arritjen...
-
Moti sot i vranët, minimalja deri në -3 gradë Celsius
Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot kryesisht i vranët. Sipas Institut...
-
Problemet me energji, Rizvanolli takon sot përfaqësues nga KOSTT e KEDS
Ditëve të fundit Kosova është përballur me probleme të furnizimit me energji ...
-
E rëndë: 14 vjeçari plagos babanë e të dashurës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një 14-vjeçar ka sulmuar me thi...
-
Haxhiu për Kurtin: Ne ia kemi lënë Kosovën me drita, ndërsa ky sot e ka kthyer në terr
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, fajëson Qeverinë Kurti për problemet me ener...
-
Shqyrtimi i aplikimeve të votuesve jashtë Kosovës do të vazhdojë edhe sot
Periudha 120 ditore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës ka përfunduar ...
-
Lehtësohet gjendja, s’ka pritje në pikëkalimet kufitare
Është lehtësuar gjendja në pikëkalimet kufitare pas fluksit së ditëve të fund...
-
“Kemi fëmijë, pleq” – Banorët e fshatit Bresje ankohen për mungesën e rrymës që 12 orë – kërkojnë zgjidhje
Reduktimet e mëdha të energjisë elektrike në Kosovë kanë shqetësuar banorët, ...
-
Sot mblidhet Qeveria
Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 10:00. Por, g...
-
Në përmbyllje të mandatit, Hovenier bashkë me Osmanin do të bëjnë homazhe te shtatorja e Rugovës
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot do të mbajë një takim lamtumirës me p...
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...