Lajme

Siri, thirrja e gazetarit për 30 fëmijët shqiptarë nën kaosin e luftës

Autori: Gazeta inFokus 07:58 | 15 October 2019

Gazetari shqiptar, Taulant Kopliku, i cili ka bashkëpunuar me emisionin satirik dhe investigativ italian “Le Iene”, dhe që ka vizituar Sirinë para dy javësh, u bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë për fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e përfshira nga kaosi i luftës.

Kopliku shkruan në Facebook se kampi në Siri, ku janë strehuar rreth 70 mijë persona, shumica gra dhe fëmijë të terroristëve të ISIS, është përfshirë nga një kaos i dhunshëm për shkak se bashkë me ushtrinë turke, në zonën e kurdëve të Sirisë ndodhen edhe shumë mercenarë të celulave ekstremiste, si Al Qaeda.

I informuar nga personi sirian që i shoqëroi gjatë udhëtimit atje, dy javë më parë, Kopliku raporton se kampi është në kaos të plotë, nën dhunën e përplasjeve të grupeve të ndryshme. Tendat janë djegur dhe ka pasur përpjekje për t’u arratisur, duke shkatërruar muret rrethuese të kampit. Këto përplasje kanë çuar në dhjetëra viktima.

-Advertisement-

Në këto kampe janë rreth 30 fëmijë e 30 gra shqiptare, të cilët mbahen aty vetëm sepse kanë qenë dërguar në atë vend nga bashkëshortët, duke bërë që fëmijët dhe gratë të jenë fajtorë vetëm sepse ishin në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.

Rreziku është që ekstremistët e ISIS-it të përfitojnë nga kaosi dhe të futen me dhunë në kamp për të marrë gratë dhe fëmijët e tyre, ndaj gazetari i bën thirrje shtetit shqiptar që të tregohet i përgjegjshëm dhe të veprojë për të kthyer në shtëpi fëmijët dhe gratë e pafajshëm që janë të përfshirë në atë vorbull dhune.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera