Lajme

Sipas Pentagonit, rusët janë duke u tërhequr nga qyteti Nikolaev

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 22 March 2022

Zyrtarët e Pentagonit pretendojnë se rusët u detyruan të tërhiqen nga pozicionet përreth qytetit të Nikolaev, pas një kundërsulmi të fuqishmëm nga ukrainasit.

Pentagoni theksoi gjithashtu se një kundërsulm ukrainas është duke u zhvilluar rreth qytetit të Izyum, i cili ndodhet 115 km në jug të Kharkovit.

Amerikanët pretendojnë se informacionet e para nga terreni thonë se ukrainasit tani “mund të kthejnë territoret e pushtuara dhe ata janë duke e bërë këtë”.

-Advertisement-

Pentagoni pretendon gjithashtu se morali i trupave ruse është ende i ulët, se atyre u mungon ushqimi dhe karburanti dhe se disa ushtarë po vuajnë nga ngricat, për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera