Sipas një studimi, në mesin e tri gjuhëve më të vjetra del të jetë gjuha shqipe
Autori: Gazeta inFokus 07:49 | 08 August 2023
Gjuhët e familjes indo-evropiane fliten nga pothuajse gjysma e popullsisë së botës.
Por origjina e tyre dhe modelet e përhapjes janë të diskutueshme.
Mirëpo një studim i fundit nga revista shkencore amerikane “Science” tregon origjinën fillestare të 161 gjuhëve indo-evropiane.
Sipas studimit, në mesin e tri gjuhëve më të vjetra del të jetë gjuha shqipe.
“Gjuha evropiane ka dy degëzime të mëdha, dega kentum dhe dega satem dhe ende pa mbërri trungu tek ndarja e dy degëve e gjejmë sipas tyre gjuhën shqipe. Kjo është një dëshmi që vërtetë gjuha shqipe është shumë e vjetër”, bën të ditur Fadil Bytyçi, historian i periudhës antike.
E vjetërsia e tyre shkon deri në tetë mijë vjet.
Andaj, për studiuesit ky publikim ka një rëndësi të veçantë.
“Këto tri gjuhë përveç që u konfirmohet vjetërsia, u konfirmohet në njëfarë mënyre edhe vendi i formimit të tyre dhe autoktonia në vendet ku fliten edhe sot. Për mu si studiues ka rëndësi që është ndriçu një pjesë, është hedhë dritë jo përfundimisht se këto prap janë në nivelin e hipotezave.”, theksoi profesori i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe, Rrahman Paçarizi.
Paçarizi tregon edhe të përbashkëtat e tri gjuhëve më të vjetra mes vete.
“Shqipja, armenishtja dhe greqishtja nuk janë pjesë e familjeve tjera gjuhësore, në këtë kuptim del edhe vjetërsia e tyre direkte nga një gjuhë më e hershme indoevropiane”, shtoi ai.
Studimi në revistën shkencore amerikane është realizuar nga 33 studiues dhe bazohet në një metodë filogjenetike bajesiane.
Kjo metodë përdoret në shkencat kompjuterike, mjekësore dhe veçanërisht për të përcaktuar ‘’pemën’’ gjenetike të popujve.
Të tjera
-
Dakaj: Ramush Haradinaj për tre ditë zhvillojë takime në SHBA më shumë se Albin Kurti e Donika Gervalla për 4 vite
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar ta...
-
Jeta Rafuna në Prishtinë: Të punojmë fortë për fitoren tonë të madhe me 9 shkurt
Kandidatja me numrin 45 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Kolgeci: Atmosfera e festës së madhe të 9 shkurtit sonte filloi edhe në Malishevë
Kandidati për deputet nga LDK, Selman Kolgeci, ka ndarë pamje nga tubimi në M...
-
Limanaj: Malisheva e mobilizuar për fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbe...
-
Dervishaj: Edhe Tërsteniku i Drenasit, meriton me kanë 77 herë më mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka v...
-
Haradinaj në Irzniq: Krenar me këta bashkëvendas që asnjëherë nuk ju ndanë idealit të Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bedri Hamza nga Barileva: Në çdo fshat dhe lagje të Prishtinës, mesazhi është i qartë: Ma mirë!
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me nj tubim në Barilevë të Prishtinës....
-
Dervishaj: Bashkë Kosovën do ta bëjmë 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka p...
-
Hamza kërkon vota në Kamenicë, premton autostradë nga Gjilani deri te Dheu i Bardhë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza mbajti tubim me qytetarët e ...
-
Zotimi në Mitrovicë: Haradinaj premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit
AAK me partnerët e koalicionit, sot mbajti tubim me qytetarët e Mitrovicës. ...
-
“Na nuk merrmi me zanin e tij tmerrues, po merrmi me programin tonë”- Mërgim Lushtaku kritikon qasjen e ashpërt të Albin Kurtit
Në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj“, ku i ftuar ishte kandid...
-
Bedri Hamza: Kamenicën do ta lidhim me autostradë, Kamenica mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qyt...