Lifestyle

Sipas një studimi, burrat që kanë gra ‘të bezdisura’ jetojnë më gjatë dhe janë më të shëndetshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 24 November 2021

Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “grua e lumtur, jetë e lumtur”, por një studim i ri thotë “grua kontrolluese, jetë më e shëndetshme”. Studimet e mëparshme kanë treguar se bashkëshortët mund të ndikojnë në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njëri-tjetrit.

Me këtë studim kuptojmë se si një burrë mund të përfitojë nga të paturit një grua kontrolluese.

Gratë ‘e bezdisura’ mund të jenë të mira për burrat e tyre.

Rezulton se kur burrat kontrollohen nga gratë e tyre, kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit, sipas një studimi të udhëhequr nga një sociolog i Universitetit Shtetëror të Miçiganit.

Hui Liu, hulumtuesi kryesor, tha se kjo mund të jetë për shkak të faktit se disa gra monitorojnë vazhdimisht shëndetin e burrave të tyre, veçanërisht nëse ata janë me shëndet të dobët ose kanë sëmundje si diabeti, që kërkojnë monitorim të shpeshtë. Megjithatë, burrat mund të ndihen të pakënaqur kur gratë u thonë atyre se çfarë të bëjnë, gjë që ata mund ta shohin si “bezdisje”.

Gratë janë më të shëndetshme në martesat e lumtura.

I njëjti studim sugjeroi se ajo që tham më sipër, është e vërtetë dhe për gratë. Një martesë e mirë do të nënkuptonte një rrezik më të ulët për probleme shëndetësore. Gratë mund të jenë më të ndjeshme se burrat ndaj cilësisë së një marrëdhënieje dhe kështu kanë më shumë gjasa të përjetojnë një përmirësim shëndetësor nga një marrëdhënie cilësore, thonë studiuesit.

Kujdesi i tepërt bën më shumë dëm sesa mirë.

Siç u tha, u vu re se kontrolli i tepërt mund të krijojë gjithashtu stres dërrmues për bashkëshortët. Shumë studime kanë treguar se martesat ‘stresuese’ mund të jenë të këqija për trupin, zemrën dhe mendjen. Dhe një studim i veçantë ndoqi rreth 10,000 danezë, për 11 vjet, dhe arriti në përfundimin se ata me partnerë kontrollues kishin një rrezik 50%-100% më të lartë të vdekshmërisë së hershme sesa ata që bënin jetë më paqësore.

A jeni dakord që gratë kontrolluese mund t’i ndihmojnë burrat e tyre të jetojnë jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë?

Të tjera