Lajme

Sipas Bislimit Kosova po fiton: Këtu është njohja de-facto

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 01 March 2023

Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se Kosova po fiton me Planin Evropian, pasi që njohja de-facto është një hap më afër njohjes de-jure.

Bislimi ka thënë se Kosova në këtë amrrëveshje “po merr” e nuk është “duke dhënë”.

“Në këtë marrëveshje jemi duke marrë e jo duke dhënë”, thotë ai, teksa lëshon disa akuza edhe ndaj qeverive të kaluara me deklaratën pasuese.

-Advertisement-

“Ata që kanë dhënë e nuk marrë kurgjo po mundohen të konsolidohen e të shohin cfarë po bëhet. Janë në siklet. Ky siklet nuk ka ekzistuar në të kaluarën”, shtoi ai.

Ai thotë tutje se Kosova nuk mund ta humbasë njohjen nga Serbia, pasi kurrë nuk e ka pasur atë.

“Nuk mund të largohesh nga diçka që nuk e ke. Nuk kemi njohje nga Serbia. Nuk kemi kurrfarë njohje de-jure. Këtu është njohja de-facto. Nëse e merr njohjen de-facto a po afrohesh apo po largohesh?”, tha Bislimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera