Sindikatat nuk arrin të nxjerrin në protestë as një grusht punëtorësh
Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 01 May 2019
Kosovarët duket se nuk kanë asnjë problem me kushtet e punës. Sëpaku kështu vlerësohet situata nëse shihet numri i pjesëmarrësve në protestën e organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Protestës së thirrur nga ky institucion, me rastin e Ditës ndërkombëtare të Punës, nuk i janë përgjigjur as vetë të gjithë anëtarët e sindikatës, shkruan Gazeta inFokus.
Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit para Tetrit Kombëtarë në Prishtinë janë paraqitur dhjetëra protestues që kërkojnë të drejta dhe kushte më të mira të punës.
Këtë protestë e ka mbështetur edhe Partia Socialdemokrate, megjithatë pak anëtarë nga kjo parti janë parë në protestë.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini është shfaqur i pakënaqur me numrin e vogël të pjesëmarrësve megjithatë ai shpreson se mesazhin e protestës t’ua përcjellin punëtorëve kolegët që të mërkurën dolën në shesh, shkruan Gazeta inFokus.
“Edhe pse jeni në një njësi më të vogël krahasim me pakënaqësitë që janë duke u krijuar në vendet e punës, faleminderit që keni marr pjesë”, ka thënë Ajdini.
Ai e ka arsyetuar mungesën e anëtarëve tjerë sindikal suke thënë se një numër i tyre ndoshta sot edhe punojnë “dhe nuk e kanë pasur guximin me lanë vendin e punës dhe më nau bashkëngjit në protestën tonë”.
Ndërkaq, Abedin Haxhiu nga Këshilli Organizativ ka shfaqur hapur pakënaqësinë me këtë situatë, shkruan Gazeta inFokus.
“Kisha pas dëshirë që kjo pjesëmarrje të jetë më masovike, sepse po krijohet një përshtypje që punëtorët në Kosovë janë të kënaqur me kushtet e punës”, u është drejtuar ai protestuesve.
Protesta e së mërkurës është organizuar nga BSPK me rastin e Ditë së Punëtorëve, 1 Majit, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë prej orës 11:00 me kërkesat për Marrëveshjen Kolektive, për rritje të pagës minimale, për skema pensionale si dhe për sigurime shëndetësore./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...