Sindikata letër Kuvendit: Objektet e RTK-së janë në rrezik të shemben nga vjetërsia dhe nga dëmtimet
Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 29 March 2022
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka bërë të ditur se objektet e Radio Televizionit të Kosovës janë në rrezik për t`u shembur nga vjetërsia dhe nga dëmtimet që kanë ndodhur në vite.
Kjo sindikatë përmes një letre drejtuar Kuvendit të Kosovës, ka thënë se këto objekte përveç rrezikut për shembje ato nuk i plotësojnë kushtet edhe për të punuar.
Sipas tyre, objektet janë të dëmshme edhe për shëndetin e punëtorëve të cilët thonë se punojnë në to me mbi 12 orë në ditë.
Sindikata kërkon urgjentisht nga Kuvendi i Kosovës që të fillojë procedurat për t’ia kaluar RTK-së objektet ku gjendet Radio Kosova dhe aneksin në këtë ndërtesë.
Kjo thekson sindikata, është letra e fundit dhe paralajmëruese për gjendjen e objekteve në RTK.
“Nuk ekziston asnjë praktikë e tillë ku mediumi i vetëm publik të zhvillojë veprimtarinë e vet në objekte afër shembjes dhe me lokacion në treg ku çdo lëvizje e kolegëve tanë pengohet për të dalë fillimisht nga tregu e pastaj për ta ndjekur ndonjë ngjarje me rëndësi për publikun”, thuhet në njoftim.
Sindikata konsideron se me një investim jo të kushtueshëm, RTK do të sigurojë objekte dhe hapësira të pranueshme për një TV publik.
“Objekti dhe aneksi të Radio Kosova duhet t`i kalojë në pronësi RTK-së dhe aty janë të gjitha kushtet që duhet t`i ketë RTK, po ashtu edhe hapësira e parkingut për të gjithë punonjësit e RTK-së”.
“Kërkojmë nga ju që me urgjencë ta fusni në rend dite në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës. Shpresoj se kjo letër do të merret seriozisht nga të gjithë ju që përfaqësoni vullnetin e popullit dhe themeluesit të RTK-së”.
Në fund thuhet se sindikata do të zhvillojë takime me të gjithë deputete për këtë çështje dhe konsideron se tash kjo çështje është emergjente dhe nuk ka kohë për të menduar por duhet veprim, njofton Telegrafi.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...