Lajme

Sindikata e policëve shpreh ngushëllimet për kadetin që vdiq sot në një aksident në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 21 November 2022

Sot është raportuar se kadeti i policisë, Flordian Shabaj, ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në fshatin Jashanicë të Klinës, shkruan Gazeta Infous.

Në lidhje me këtë Sindikata e Policëve të Kosovës ka shprehur ngushëllim familjes dhe të gjithëve miqve e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për vdekjen e tij.

“Telegram ngushëllimi! Me rastin e vdekjes tragjike të kadetit policor Flordian Shabaj, familjes, miqëve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta! Sindikata e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Ndryshe aksidenti i sotëm ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit.

Lajmi u konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se trupi i pajetë është dërguar për IML-Obduksion.

“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vend ngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi. Trupi i pajetë është dërguar për Obduksion”, ka deklaruar Gashi për Infokus./Gazeta Infokus/

Ky është kadeti i policisë që humbi jetën në aksidentin në Klinë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera