Lajme

Sinani vijon me dëshmi: Vetëm 15 përqind janë shqiptarë nëpër ndërmarrjet publike në Luginë

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 14 October 2023

Ardita Sinani, këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Luginë të Preshevës, vazhdon të shpalosë të dhëna krahasuese që shpërfaqin situatën e shqiptarëve në raport me serbët.

Këtë herë ajo tregon se në ndërmarrjet publike në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc vetëm 15 përqind e të të punësuarve janë shqiptarë, transmeton KlanKosova.tv.

“Ndërmarrjet publike janë në pronësi të publikut dhe I shërbejnë publikut. Në Serbi jo. Këtu ato janë pjesë e agjendës shtetërore e diskriminimit të minoriteteve”.

-Advertisement-

“Mbi 7 përqind e popullsisë në Luginë të Preshevës janë shqiptarë, por ato përbëjnë vetëm 15 përqind të stafit në 20 ndërmarrjet publike”.
Ardita Sinani - Ndermarrjet publike

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera