Sinani: Raporti i BE-së konfirmon se Serbia po i shkel të drejtat në Luginë

Autori: Gazeta inFokus
12:04 | 10 November 2023
Raporti i Progresit i Komisionit Evropian vazhdon ta kritikojë Serbinë për shkeljen e të drejtave të njeriut në Luginën e Preshevës. Në raport përmenden pasivizimi i adresave të shqiptarëve. Mungesa e librave shqip, integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore si dhe mungese lirive të medieve.
Pas këtij raporti, ka reaguar ish-kryetarja e Preshevës, dhe njëherësh këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani.
“Raporti i Bashkimit Evropian për Serbinë për vitin 2023 përforcon edhe më shumë konkluzionet e të gjitha raporteve paraprake të institucioneve ndërkombëtare. Se Serbia vazhdon të shënoj regres në shumë fusha e mes tjerash me theks të veçantë shkeljes së të drejtave të pakicave në përgjithësi, e pakicës shqiptare në veçanti”, thotë ajo.
Sipas Sinanit, Bashkimi Evropian dhe të gjitha qendrat e vendosjes ndërkombëtare tash e sa vite në raportet e tyre këshillojnë përmirësimin e saj në shumë fusha, e ky raport evidenton atë që ky shtet nuk ka shënuar asnjë hap përpara.
“Shqiptarët në Serbi e veçanërisht në Luginë të Preshevës në mënyrë konsistente po përballen me diskriminim të vazhdueshëm shtetëror në të gjitha sferat e jetës”, thotë ajo.
Ish-kryetarja e Preshevës, pëmendet disa nga pikat e Raportit të BE-së për Serbinë.
Raporti evidenton nevojën e domosdoshme për trajtimin konform konventave evropiane të pakicave kombëtare, nevojën për sigurimin e teksteve në gjuhën shqipe e shumë fusha tjera.
“Sipas këtij raporti, Serbia ngulfat lirinë e shprehjes për pakicën shqiptare si dhe mungesën e integrimit të shqiptarëve në institucionet publike e shtetërore. Pasivizimi i adresave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi është një brengë e Bashkimit Evropian që nënvizohet në këtë raport. Gjuha e urrejtjes së zyrtarëve të lartë shtetëror serb dhe retorika diskriminuese është po ashtu një element që raporti i BE i jep theks shqetësues”, shkruan Sinani./RTK

Të tjera
-
Përmbyllet afati – Vetëm dy kolaicione për zgjedhje lokale, 5 parti njoftuan mospjesëmarrjen në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të hënën në mesnatë është përmb...
-
Prishet armëpushimi? Irani lëshon raketa drejt Izraelit
Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite thotë se ka identifikuar raketa t...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Vuçiqi ndalon eksportin e armëve, thotë se ‘qortimet‘ nga Rusia nuk janë arsyeja
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka d...
-
Vetëdorëzohet i dyshuari për tentim vra*sje në Viti që ndodhi në muajin pril
Personi i dyshuar për një rast të tentim vrasjes që ndodhi më 14 prill në kom...
-
Shkelën rregullat e qëndrimit, disa kosovarë ndalohen në aeroport në Gjermani
Të dielën (22 qershor 2025) policia kufitare në Aeroportin e Memmingenit të G...
-
AAK fajëson Vetëvendosjen për humbjen e fondeve: Ngërçi ka emrin e VV-së
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj...
-
Shtëpia e Bardhë pas vendimit për armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit: Besoni në Trumpin
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një fotografi të presidentit Donald Trump pas l...
-
Vdes burri i cili dyshohet se u rrëzua në vendin e punës në Suharekë
Një burrë nga Suhareka ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universit...
-
Izraeli rihap hapësirën ajrore
Izraeli ka rihapur hapësirën ajrore, tha të martën Autoriteti i Aeroporteve t...
-
Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit- Bie çmimi i naftës
Çmimet e naftës arritën nivelin më të ulët në dy javët e fundit të martën (so...
-
Sot vendoset gurthemeli i aneksit të depos së barnave
Sot në zonën industriale në Prishtinë do të vendoset gurthemeli i aneksit të ...