Sinani: Në Preshevë u mbajtë seancë jashtëzakonshme për t’u shpëtuar jeta politike e Shqiprim Arifit
Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 23 July 2023
Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, ka thënë se për herë të parë në histori të Kuvendit Komunal të Preshevës është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme të dielën duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo është bërë për zgjatjen e “jetës politike” të Shqiprim Arifit, njëherësh kryetari Komunës së Preshevës.
“Është zgjatje e jetës politike, sepse ditëve të fundit, pakënaqësitë me udhëheqjen e pushtetit lokal përveç se nga jashtë taborit politik të shumicës, ato u shpërfaqën edhe brenda tij. Duke sjellur kështu situatën kur një këshilltar nga radhët e APN dhe subjekti politik UDSH të distancohen nga politikat e të parit të Komunës dhe duke u tërhequr nga shumica qeverisëse në pushtetin lokal në Preshevë. Prandaj është zgjatje e jetës politike të një individi”.
“Sepse sot, në ditë vikendi, pa mbulim mediatik, në mënyrë tinëzare një shumicë e brishtë prej 20 këshilltarëve, prej tyre 18 këshilltarë shqiptar dhe 2 këshilltar serb brenda më pak se 5 minutave u bënë pjesë e një turpi që do të mbahet mend gjatë”.
“Në ato pak minuta të të ashtuquajturës “seancë”, u kaluan një mori pikash të rendit ditës, pa asnjë diskutim, pa asnjë debat dhe pa asnjë sqarim se pse ky pushtet lokal pati ngërç politik sa të vie puna që në limitet e afatit ligjor të mbajë ‘seancë’”, ka thënë Sinani.
Ndër tjerash, ajo ka vazhduar akuzat edhe më tej, duke thënë se: “Mbase do të dalin në pah edhe marrëveshjet e errëta me Listën serbe, grupacion politik që dihet botërisht që vendimet politike për të qenë apo jo të përfshirë në ndonjë akrobacion të tillë si ky i sotshmi, i merr nga qendra në Beograd. Gjegjësisht nga Aleksandër Vuçiqi”.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...