Lajme

Sinani i reagon Arifit pasi e kritikoi Kurtin: I paska humbur edhe hija e fundit e traditës shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 04 November 2023

Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka thënë se Albin Kurti është jozyrtarisht person “non grata” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Arifit, të gjithë e dinë se raportet e Kurtit me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë nuk janë të mira. Ai tutje është shprehur se kreu i ekzekutivit kosovar duhet të tregojë se pse janë përmirësuar raportet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Sinani duke thënë se Arifi duhet ta falënderojë kryeministrin Kurti për mbështetjen që po i jep Luginës së Preshevës.

-Advertisement-

Sipas saj, kryetarit të Preshevës “i paska humbur edhe hija e fundit e traditës shqiptare, e që është mirënjohja për dorën që të ndihmon”.

“Një ditë pas lajmit që mbështetja për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Kosovës vitin tjetër do të rritët edhe për 1 milion euro më shumë, Kryetari i Preshevës, në vend të “Faleminderit”, paska zgjedhur fjalë tjera për Kryeministrin Kurti. Siç duket i paska humbur edhe hija e fundit e traditës shqiptare, e që është mirënjohja për dorën që të ndihmon”, ka shkruar Sinani në platformën “X”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera