Lajme

Simiq: Pa i plotësuar kushtet tona, s’mund të flasim për zgjedhje të reja

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 30 July 2023

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe ka thënë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje të reja në veri të Kosovës, pa u plotësuar disa kushte.

“Pa plotësuar kushtet që na i kanë vënë qytetarët, nuk mund të diskutojmë mundësinë e zgjedhjeve”, tha Simiq. Simiq përmendi largimin e kryetarëve shqiptarë nga komunat veriore dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës, si parakushte për zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve.

“Pra, të flasësh për zgjedhjet, si ndonjë pilulë magjike që do t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura, është vërtet e papërgjegjshme”, tha Simiq.

-Advertisement-

“Kjo është diçka që po ju kërkojnë partnerët tuaj, SHBA-ja, BE-ja, njerëzit me të cilët biseduat gjithashtu e mbështesin atë…”, i tha gazetari i Zërit të Amerikës.

Simiq insistoi se “depërshkallëzimi vjen i pari dhe pastaj flasim për zgjedhje”. Nëse nuk ka depërshkallëzim, tha ai “historia për zgjedhjet është një histori hipotetike”.

Simiq pohoi kur u pyet nëse ua kanë përcjellë këtë zyrtarëve amerikanë të cilët përfaqësuesit e Listës Serbe i takuan në Washington.

“Dallimi i vetëm është se tek ata ka shpresë se do të ndodhë depërshkallëzimi, dhe unë si njeri që jetoj në zonën e Kosovës nuk e shoh atë depërshkallëzimin. Më shqetëson periudha që na pret, se dikush në Prishtinë do ta shfrytëzojë periudhën e këtyre pushimeve për të krijuar një problem tjetër në veri të Kosovës me lëvizje të njëanshme”, tha nënkryetari i Listës Serbe.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera