Lajme

Simiq: Lista Serbe nuk e voton demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 14 March 2018

Lista Serbe edhe njëherë ka konfirmuar se depuetët e saj nuk do ta votojnë Projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi dhe se kjo parti nuk e ka ndryshuar qëndrimin për këtë çështje.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, siç përcjell “blic” ka thënë se Lista Serbe e ka bërë publik qëndrimin e saj javën e kaluar lidhur me demarkacionin me Malin e Zi dhe se ky qëndrim nuk ka ndryshuar, transmeton Koha.net.

Ai ka përsëritur se “Lista Serbe nuk do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi, pavarësisht deklaratave që po plasohen në mediat në gjuhën shqipe, e të cilat janë cituar edhe nga medit serbe”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera