Lajme

Simiq: Kurti po ndërhyn drejtpërdrejt në punën e gjyqësorit

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 18 November 2019

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se retorika e cila siç tha ai “ushqen histerinë anti-serbe në Prishtinë vazhdon “në kuzhinën e atyre që dëshirojnë të mbajnë zyrën më të lartë në Prishtinë”.

Sipas tij kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti “ka treguar edhe një herë fytyrën e tij të vërtetë “.

Simiq, në një deklaratë thekson se akuzimi i Kurtit pa asnjë dëshmi të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq “përbën ndërhyrje të drejtpërdrejtë në gjyqësor”.

-Advertisement-

Nënkryetari i Listës Serbe kësisoj i është referuar një kërkese të Kurtit që Serbia duhet ta dorëzojë Milan Radojçiqin tek autoritetet kosovare, raportojnë mediat serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera