Lajme

Simiq flet për audioinçizimin me Kusari-Lilën: Kemi komunikuar edhe pas qershorit 2022

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 09 October 2024

Slavko Simiq e ka demantuar shefen e GP të VV’së, Mimoza Kusari-Lila lidhur me pretendimet e saj se biseda e fundit me të ka qenë në qershor të 2022.

Tutje, Simiq në Debat Plus tregon se kanë pasur udhëzim nga Radojçiq për të mbështetur ligjin për pagën minimale dhe emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, gjë për të cilën thotë se kërkoi Mimoza Kusari Lila.

Simiq thotë se ka komunikuar me Kusari-Lilan edhe pas qershorit 2022 dhe se nuk është përzënë asnjëherë nga zyra e saj.

-Advertisement-

Pas publikimit të audioincizimit  Kusari-Lila-Radojçiq, shefja e GP të VV’së ka reaguar duke thënë se e gjitha është montazh. Këto zhvillime morën reagime të shumta nga opozita.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera