Sport

Simeone premton që një ditë do të bëhet trajner i Interit

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 17 December 2018

Trajneri i Atletico Madrid ka folur rreth së ardhmes së tij.

Diego Simeone shpesh e ka përsëritur faktin se është shumë i lidhur me Interin dhe se një ditë dëshiron që të ulet në stolin e zikaltërve, shkruan KosovaPress.

Në një intervistë, Simeone ka lëshuar sërish një deklaratë që duket si një mesazh i qartë në lidhje me të ardhmen e tij drejt klubit milanez.

-Advertisement-

“Sigurisht që një ditë do të ndodhë. Mungon një datë fikse sigurisht sepse unë kam ende edhe një vit kontratë me Atleticon”, tha Simeone. “Gjithsesi këtë që po them në këto momente e kam shprehur gjithmonë, ndaj nuk e shoh të arsyeshme të shtoj edhe diçka tjetër”.

Momentalisht drejtuesit e Atleticos po punojnë që të rinovojnë kontratën Simeones. Një marrëveshje nga e cila trajneri pritet të përfitojë një pagë shumë herë më të lartë nga aktualja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera