Sport

Simeone flet në prag të sfidës me Realin: Nëse iu le hapësira ata janë shumë të rrezikshëm

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 28 September 2019

Atletiko Madridi do të presë në shtëpi Real Madrdin ditën e sotme duke filuar nga ora 21:00, në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël.

Sukadra e Zidanit vjen si kryesuese e La Ligës në këtë ndeshje, teksa në 6 ndeshjet e para kanë arritur të marrin 14 pikë. Megjithatë edhe skuadra e Simeones qëndron aty, pasi ndodhet vetëm një pikë pas Realit.

Në prag të kësaj sfide në konferencë për shtyp ka dalë Diego Simeone, i cili shprehet se kjo do të jetë një ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari shumë të vështirë: “Reali kishte përmirësime në ndeshjen kundër Sevijës njëjtë siç kishte edhe në ndeshjen me Osasunën. Ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe, nëse iu lë hapësira ata janë shumë të rrezikshëm.

-Advertisement-

Bejl po përmirësohet, Benzeema është në një formë të mirë dhe Hazardi ka potencial të madh. A do të përsëritet rezultatit 7-3 që morëm në verë? Ne gjithmonë përpiqemi të mësojmë nga diçka, si kur fitojmë ashtu edhe kur humbim.

Reali është përmirësuar shumë, teksa kanë lojtarë dhe një trajner të shkëlqyer. Duhet të luajmë shumë mirë, për t’ia u bërë atyre ndeshjen e vështirë.”, u shpreh tekniku argjentinas.

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy