Sport

Simeone analizon disfatën ndaj Barçës, argjentinasi zbulon pse u penalizuan në Camp Nou

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 24 April 2023

Atletico Madrid doli me kokën poshtë nga stadium Camp Nou teksa të besuarit e trajnerit Diego Simeone u mposhtën nga Barcelona me shifrat 1-0. Një gol i Ferran Torres në pjesën e parë mjaftoi për t’i dhuruar tre pikët katalanasve teksa nga ana tjetër, Los Colchoneros nuk i shfrytëzuan mundësitë e paraqitura. Pas sfidës, tekniku i kryeqytetasve Simeone u shpreh se të tijtë gabuan në momentet vendimtare edhe pse në përgjithësi zhvilluan një ndeshje të mirë.

“Takimin ndaj Barcelonës e vlerësoj në mënyrë pozitive, luajtëm një ndeshje të mirë. Por, ajo që veçoj është se gabuam në zonën e kundërshtarëve si dhe në zonën tonë. Dhe janë pikërisht këto momente ato që të bëjnë një kampion, sepse nëse shënon dhe nuk pëson atëherë është e kuptueshme që vijnë dhe rezultatet.

Tani duhet të kthejmë vëmendjen nga ndeshja e radhës, ajo kundër Mallorcas. Do të jetë një ndeshje e ndryshme nga ajo me Barcelonën, por që do të na duhet ta fitojmë me patjetër”, u shpreh Simeone.

-Advertisement-

Aktualisht, Atletico Madrid renditet në vendin e tretë të kampionatit me 60 pikë, pesë më pak se Reali i vendit të dytë. Megjithatë, kur kanë mbetur edhe tetë javë në LaLiga, kryeqytetasit duken të sigurt sa i takon kualifikimit në Champions League sezonin e ardhshëm pasi Betis i vendit të pestë është plot 12 pikë larg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera