Lajme

Silvio Berlusconi flet sërish: Ndihem i rraskapitur, mendoja se s’do ia dilja…

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 17 September 2020

Fatmirësisht ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, bën pjesë në ata persona që e kanë fituar betejën ndaj COVID-19.

Por kjo “betejë” për të ka qenë një nga më të vështirat që ka kaluar në jetë. Këtë ai e ka ripërsëritur sërish në një intervistë të dhënë për “Corriere della Sera”, në të cilën shtoi se ka kaluar momente tmerri dhe ankthi.

“Jam shumë i lodhur, i rraskapitur, kjo është një karakteristikë e Covid, por fatmirësisht e kalova këtë provë të vështirë dhe kjo më qetëson. Momentet më të vështira ishin tre ditët e para në spital. Kisha dhimbje në të gjithë trupin, nuk mund të qëndroja në të njëjtin pozicion për më shumë se një minutë. Kisha frikë se nuk do t’ia dilja.

-Advertisement-

Në ato momente në sytë e mi u qartësuan imazhet e tmerrshme të spitaleve që kemi parë muajt e fundit, kujdesin intensiv, pacientët e intubuar. Më vonë më thanë se ngarkesa virale e gjetur në tamponin tim ishte më e larta e gjetur në ‘San Raffaele”(spitali në të cilën u trajtua) nga mijëra tamponë. Kështu që rreziku ishte konkret dhe real. Këshilla ime për të gjithë të sëmurët: Mos u dorëzoni! Mos e humbni kurrë shpresën për shërim. Covid mund të mundet!”, u shpreh ndër të tjera Berlusconi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera