Silvinjo zgjedh titullarët, formacioni i mundshëm i Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 11 October 2024
Shqipëria u ka dhënë fund përgatitjeve për takimin e së premtes në mbrëmje kundër Republikës Çeke dhe trajneri Silvinjo e ka vendosur formacionin me të cilin do të sfidojë vendasit.
Sipas Eno Skarço, të dërguarit të RTSH Sport pranë kombëtares në Pragë, Silvinjo do të luajë në portë me Strakoshën, që në këtë sezon vjen me petkun e titullarit të AEK-ut dhe me ndeshje të plota të luajtura me klubin, ndryshe nga sezoni i kaluar te Brentford.
Në mbrojtje, krahu i djathtë do t’i besohet sërish Elseid Hysajt, edhe pse nuk ka luajtur te Lazio, ku do të riintegrohet pas dëmtimit të Lazzarit. Pjesa tjetër e mbrojtjes është me lojtarë që luajnë, e madje janë në formë, me Ismajlin e Kumbullën në qendër dhe Mitajn në krahun e majtë.
Në mesfushë do të jenë Ramadani dhe Asllani, i cili ka kapërcyer dëmtimin e lehtë dhe do të startojë. Krahas tyre, djali i shtëpisë, Qazim Laçi, futbollist i Spartës së Pragës, në stadiumin e së cilës do të luhet ndeshja.
Në sulm, një treshe lojtarësh gjithashtu në formë së fundmi me klubet e tyre, Bajrami nga e majta, Asani në të djathtë, me Dakun e rikthyer në qendër. Duke përjashtuar surprizat e orëve apo minutave të fundit, ky pritet të jetë formacioni me të cilin Silvinjo do të kërkojë një rezultat pozitiv pas humbjes së hidhur me Gjeorgjinë.
Të tjera
-
Ramush Ahmetaj i reagon Lushtakut: E kuptoj hallin tënd, por është i vogël karshi Kosovës
Kandidati i AAK-së për deputet, Ramush Ahmetaj i ka reaguar Mërgim Lushtakut ...
-
Demokratët në Kongres i kërkojnë Bidenit t’i sanksionojë ministrat izraelitë
Gati 90 ligjvënës demokratë i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Bid...
-
Donald Trump i jep post të rëndësishëm Robert F. Kennedy Jr
Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e...
-
Komandanti i KFOR-it: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gats...
-
Ismaili: Hamza është lider i prerë dhe di kur duhet të thotë “jo”
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, i ftuar në emisio...
-
Qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbledhje të përbashkët të hënën në Prishtinë
Të hënën është planifikuar të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeveris...
-
Pjesëtarë të FSK po mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë vazduar trajnimet në Bazën Ajro...
-
Ismaili: Bedri Hamza nuk është vetëm kandidati më i mirë i PDK-së, por kandidati më i mirë në Kosovë për situatën e tanishme
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka thënë se ...
-
“Zejtini, gruni, zdravo, kunatat, edukata seksuale”, Matoshi-qeverisë: Qysh keni me dalë para popullit?
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi ka vlerësuar se Qeveri...
-
“Kakofoni – Sa më shumë mjegull, duke mos thënë asgjë” – Baton Haxhiu për fushatën e Kurtit
Gazetari Baton Haxhiu ka folur për fushatën e VV’së duke thënë se krijojnë sh...
-
Musliu-Shoshi nesër dërzon në Prokurorinë Speciale padi ndaj MPJ-së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës ...
-
Kusari-Lila dënon thẹrjen me thịkë në Ferizaj: Institucionet duhet ta hetojnë rastin
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me...