Silva: Të gjitha klubet kanë momente të mira dhe të këqija
Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 20 September 2019
Mesfushori Bernardo Silva, beson që klubi i tij nuk ka nevojë t’i dëshmojë asgjë askujt.
City ka pasur shumë kritika pasi humbi ndeshjen e fundit ndaj Norwichit, gjë që ka bërë që të mbesin pesë pikë mbrapa Liverpoolit.
Mirëpo, sipas portugezit të gjitha klubet kanë ngritje dhe ulje, andaj kjo është normale, transmeton KosovaPress.
“Njerëzit mund të kritikojnë dhe të thonë çfarë të duan. Nuk duhet t’i provojmë asgjë askujt, pasi kemi fituar shumë trofe dy sezonet e fundit. Jemi te qetësuar. Sigurisht që nuk jemi të lumtur, pasi duam t’ia dalim më mirë dhe e dimë që humbja ndaj Norwich nuk ishte ideale, por të gjitha klubet kanë momentet e këqija dhe të mira. Është e pamundur të qëndrosh tre sezone vetëm me momente të mira”, deklaroi ai.
Silva gjithashtu foli për Fernandinhon, i cili po e zëvendëson Laporten që është i lënduar.
“E kemi parë sezonin e kaluar se mund të luaj në atë pozicion. Është inteligjent, andaj është e lehtë. Nuk është situata ideale pasi nuk kemi shumë qendërmbrojtës, por nuk ankohemi”, përfundoi ai.
Manchester City këtë të shtunë do të ndeshet me Watfordin në kuadër së javës së gjashtë të Premier Ligës.
Të tjera
-
Kajtazi: Një pushteti me 50.1% ia mbylli gojën zemlaku, Radojçiqi
Pas publikimit të pjesës së shkurtër të bisedës mes Shefes së Grupit Parlamen...
-
Dyshohet se është i përfshirë në vra *jen e policit Triumf Riza, i vazhdohet paraburgimi Ilir Abdullahut
Ilir Abdullahut i njohur si Liza, i është vazhduar paraburgimi edhe dy muaj. ...
-
Kurti takohet me Orhan Pamuk: Nuk e besova që po më fton për darkë
Kryeministri Albin Kurti është takuar me shkrimin e njohur turk, Orhan Pamuk....
-
Rrëfim i padëgjuar: Cimeri i Ibrahim Rugovës tregon momentet më interesante që kishte kaluar me ish presidentin sa ishin në studime
“Shpirt atdhetari ka pasur gjithmonë”, kështu e nisë rrëfimin për ish preside...
-
Jasharaj: Albin Kurti do mbahet mend si armik i sindikatave
Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe K...
-
Tërmet me magnitudë 4.4 në Zvicër
Një tërmet me magnitudë 4.4 ka ndodhur në mëngjesin e së martës pranë Cyrihut...
-
Java e Krenarisë, Ambasadori i Suedisë kërkoi miratimin e Kodit Civil dhe strehimore për Komunitetin LGBTIQ+
Java e Krenarisë, Ambasadori i Suedisë kërkoi miratimin e Kodit Civil dhe str...
-
Osmani e uron presidenten e parë grua në Meksikë: Shpresoj për një mundësi bashkëpunimi mes vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar presidenten e sapozgjedhur të ...
-
Nën ndikimin e alkoolit, kosovari sulmon djalin, ish-gruan dhe partnerin e saj
Një baba ka ngufatur fëmijën e tij nën efektin e alkoolit, ka kërcënuar gruan...
-
Kurti mbjell sot pemën olimpike 2024
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi do...
-
Në prag të zgjedhjeve, BE-ja thotë se Rusia po përhap dezinformata
Qeveritë evropiane thonë se Rusia po përhap dezinformata përpara se Bashkimi ...
-
Gjashtë ditë në koma, avokat Sokol Mëngjesi dërgohet për mjekim në Athinë
Pasi qëndroi për gjashtë ditë në koma, avokati Sokol Mëngjesi është dërguar p...