Sport

Silva befason me deklaratën e tij për Coutinhon

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 20 November 2017

Thiago Silva ka treguar se është duke tentuar ta bind Philippe Coutinhon që të transferohet në PSG

Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva e ka pranuar se bisedon shumë shpesh me Philippe Coutinhon, të cilin do ta dëshironte në skuadër.

Ai tha se shpreson që verën e ardhshme ose më herët ai t’i bashkohet PSG-së.

-Advertisement-

“Kam folur shumë me Coutinhon. Shpresoj se në fund të sezonit ose edhe më herët ai të jetë një befasi e mirë për ne”, tha Silva për Telefoot.

“Shpresoj se ai do të mendojë mirë dhe vitin e ardhshëm të punojë me ne”.

PSG nuk do ta ketë të lehtë transferimin e brazilianit, pasi në garë për shërbimet e tij është edhe Barcelona.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy