Lajme

Sikur një pjesë e Kosovës, edhe Porto Riko pa rrymë për Vit të Ri

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 31 December 2024

Jo vetëm qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të energjisë elektrike.

Porto Riko ka mbetur në errësirë të martën, në prag të Vitit të Ri, raporton “BBC”.

Arsyeja për këtë ndalje të rrymës gati në tërë ishullin po hetohet, por sipas informative fillestare bëhet fjalë për një kabllo nëntokësore të dëmtuar, ka thënë “Luma Energy”, distributor kryesor i ishullit me rrymë.

-Advertisement-

Kthimi i plotë i energjisë elektrike pritet të marrë kohë 24 deri 48 orë, ka thënë kompania në platformën “X”.

Vetëm 13 për qind të rreth 1.3 milionë konsumatorëve të ishullit kanë pasur energji elektrike deri rreth orës 10:00 me kohë lokale, sipas “The Neë York Times”.

Pas disa orëve rryma është kthyer në disa zona, si dhe në spitalin e San Juanit, ka njoftuar Luma. Por, pjesa më e madhe e ishullit mbetet në errësirë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera