Sigurimet shëndetësore nuk fillojnë as në muajin korrik!
Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 12 May 2017
Në korrik të këtij viti, sipas një vendimi të qeverisë në dorëheqje do të fillonte mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore. Por, ky proces nuk do të filloj në korrik për shkak të rënies së Qeverisë.
Ndonëse ishte paraparë që të filloj mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore të filloj në muajin korrik të këtij viti, rënia e qeverisë Mustafa e ka shtyer këtë proces.
Ndonëse zyrtarisht hezitojnë ta thonë një gjë të tillë, zyrtarë të MSH-së thonë se tashmë çdo përpjekje për të filluar me mbledhjen e premiumeve që nga korriku është e kotë.
“Muaji qershor do të jetë muaji i zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve do të kalojnë edhe disa ditë derisa të krijohet qeveria e re dhe do të ishte sukses nëse gjithë ky proces kryhet deri në korrik, pasë parasysh edhe kohën e certifikimit që kërkojnë zgjedhjet”, thotë një burim në MSH, i afërt me kabinetin e ministrit në dorëheqje të shëndetësisë Imet Rrahmani.
Sipas të njejtit burim, nuk dihet nëse Qeveria e re, do të nxjerrë ndonjë vendim tjetër sa i përket fillimit të mbledhjes së premiumeve për sigurimin shëndetësor, raporton rtklive.com.
Kjo e fundit nuk mohet as nga përgjegjës për informim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Departamenti për Komunikim me Publikun në MSh, precizon në një përgjigje me shkrim se Ministria e Shëndetësisë nuk mund ta paragjykojë as se kur do të krijohet Qeveria e re, e as nëse do të ketë ndonjë vendim ndryshe.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim në fund të vitit që shkoi që procesi i fillimit të mbledhjes së premiumeve për sigurimin shëndetësor të obliguar të nis në korrik 2017”, thuhet në përgjigjet e divizionit për komunikim me publikun të MSh-së.
Por, në përgjigjen zyrtare për rtklive.com, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se Ministria, Fondi i Sigurimit Shëndetësor dhe hisedarët e tjerë në këtë ndërmarrje janë në proces të përgatitjeve për implementimin e vendimit, raporton rtklive.com..
Ndryushe mbledhja e premiumeve ishte paraparë për janar të këtij viti. Por për shkak të mos përgatitjeve me vendim të Qeverisë në dorëheqje, mbledhja e premiumeve është shtyer për fillim të korrikut.
Ministri në dorëheqje i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ishte deklaruar se në korrik do të fillojë mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore. Por, ai kishte pohuar se nga kjo datë nuk nënkupton edhe marrja e shërbimeve bazuar në pagesat e sigurimit, pasi ofrimi i shërbimeve do të fillojë disa muaj pasi të grumbullohet fondi.
Po ashtu ishte paraparë që të gjithë të punësuarit do të paguanin për shëndetin e tyre nga 3,5 për qind të rrogës neto, derisa 3,5 për qind tjera do të paguheshin nga punëdhënësi. Rrahmani, megjithatë kishte pranuar se ky proces në sistemin shëndetësor është një nga më të rëndët, raporton rtklive.com.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...