Lajme

Si vendosi UÇK-ja ta largonte grushtin si përshëndetje dhe mjekrat, Brahimaj: Na etiketonin si enveristë dhe islamistë

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 24 May 2023

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj, ka thënë se përshëndetje me grusht e pjesëtarëve të UÇK-së nuk ka pasur qëllim enverizimin.

Ai ka thënë se mbi 90 për qind e pjesëtarëve të UÇK-së nuk kanë përshëndetur për qëllime ideologjike, por duke shtuar se mund të ketë individë që e kanë pëlqyer enverizmin.

”Pjesa dërmuese mbi 90% nuk e kanë përdorur grushtin si enverist, por si bashkim në një vend. Nuk them që ndonjë individ, sepse sot ndonjë individ ndoshta sot e don Titon ose Enverin”, ka thënë Brahimaj në Pressing të T7.

-Advertisement-

Më tutje, ai thotë se një lloj paragjykimi ka qenë edhe mbajtja e mjekrave. Sipas tij etiketoheshin si “islamistë” për shkak të mjekrave.

”Pastaj ka qenë edhe mjekra, disa kanë thënë këta janë islamista. Mujë Krasniqi nuk e ka mbajtur mjekrrën për shkaqe fetare, por deri në çlirim të Kosovës”, ka thënë ai.

Më pas, Brahimaj tha se UÇK-ja bashkërisht mori vendim që ta largojnë grushtin si përshëndetje, por edhe mjekrat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera