Rozë

Si u përkeqësua shëndeti i Lugatit që tronditi banorët e Big Brother Vip

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 18 January 2023

Gjon Karrica mëngjesin e sotëm është dërguar pavetëdije në Emergjencën e QKUK’së.

E mërkura ka qenë tronditës për banorët e Big Brother Kosova. Gjon Karricës i njohur si “Lugati” i është përkeqësuar shëndeti në orët e para të ditës së sotme

Sipas burimeve,  “Lugati” ka rënë pa ndjena në tokë derisa ishte në kuzhinë brenda shtëpisë së Big Brother.

-Advertisement-

Pasi është rrëzuar, ka qenë Stresi ai qe i ka ofruar ndihmën e parë mjekësore. Pastaj ai është dërguar me emergjencë në QKUK.

Moderatori i reality show, Alaudin Hamidi është parë në objektin e QKUK’së duke shoqëruar Lugatin teksa po kryente ekzaminimet mjekësore.

“Karrica, vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime” thuhet në njoftimin e Big Brother për gjendjen e tij.

Ekipi i Insajderit sot ka qëndruar në Emergjencë për të marrë më shumë detaje për gjendjen shëndetësore të tij, por mjeku kujdestar nuk ka pranuar të flas e as nga produksioni.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy