Lajme

Si u përball me Millosheviçin gjenerali i UÇK’së?

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 17 January 2021

Ish-komandanti i UÇK’së, Lahi Brahimaj ka thënë se në kohën sa ka qenë në Hagë, i është dashur shumëherë të takohet me Milosheviçin.

Brahimaj, është shprehur se takimi me Millosheviçin nuk ka qenë ndjenjë e mirë por që duke qëndruar në të njëjtin vend ka qenë e pamundur shmangia e takimit me të, shkruan Gazeta inFokus.

“Dy gjana dikush mundet me i interpretu, në njërën anë ata që e kanë nis luftën në krejt ish-Jugosllavi, si humbës, përballë tyre. Po kanë qenë ndonjëherë ndonjë situatë, emocion që e ke as një datë të një bashkëlutëtari të veçantë ose i një familjari të veçantë që tu ka vra dhe i sheh përballë ata që i kanë vra dhe ti nuk ki asnjë argument apo fuqi me bë diçka veç me ju kesh. Edhe njëra situatë, por tjetra shihet se ti je fitues e ai humbësi të ngushëllonte. Na e kemi pasur të pamundur me thon spo muj me i taku do të thotë dhoma e ndejës ka qenë e përbashkët, koridori i përbashkët , je taku në koridor, në sport kur kemi shku, në shetitore, ka qenë e pamundur me thënë spo muj me i taku, përndryshe ka qenë problematike me i ik takimit me ata. Po në vazhdimësi me të gjithë edhe me Millosheviçin edhe me Sheshelin edhe me Karaxhiqin edhe me Mlladiqin, me të gjithë. Të gjithë jemi mundu me u rujtë  sepse edhe ambientet janë në monitorim të gjithë janë munduar të ruhen dhe të jenë më të kujdesshëm, jo ndjenjë e mirë po çka me bë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Gjenerali i UÇK’së, ka treguar se është përmbajtur në çdo takim që ka pasur me serbët.

“Është dashur të përmbahemi jam takuar edhe me Millosheviçin dhe të gjithë, Millosheviçi e ka pasur një princip, joserbëve u folke në anglisht mos me e marr si provokim kroat a shqiptart ose boshnjakët ose diçka, nëse i ke fol serbisht ta ka kthy sebisht por fillimisht fillonte në anglisht”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera