Si t’i trajtoni ngërçet e bebes?
Autori: Gazeta inFokus
16:35 | 22 May 2017
Ngërçet janë pjesë e fazës së zhvillimit në jetën e çdo foshnje dhe janë të parrezikshme. Mirëpo nënat kanë në dorë të bëjnë diçka për të ia lehtësuar sadopak dhimbjet të vegjëlve të tyre.
Portali “Beba ime”, rekomandon gjashtë truqe, si gjatë momenteve të ngërçeve, ju mund ta qetësoni beben tuaj, duke filluar nga mbështjellja me batanije, deri te masazhet apo ushqimi.
Mbështilleni foshnjën me batanije
Foshnjës i pëlqen të ndjejë të rrahurat e zemrës së nënës gjatë kohës që e mbani! Kur foshnja qan e acaruar shkaku i ngërçeve, ajo reagon në të gjitha stimulimet, në atë se çfarë i pëlqen dhe çfarë e gëzon. Foshnjën tuaj mund ta qetësojë mbështjellja me batanije, sepse në atë mënyrë ju do të parandaloni që t’i shtrëngojë duart dhe këmbët e nevrikosur. Të mbështjellur ashtu, shëtiteni nëpër dhomë, luhateni lehtësisht, pëshpëritini apo këndojini qetë, derisa të qetësohet.
Luhateni
Foshnjat zakonisht reagojnë shumë pozitivisht në lëvizje dhe në luhatje. Sigurisht që do t’i pëlqejë të ndjejë të rrahurat e zemrës tuaj gjatë kohës kur e mbani në krahë. Po ashtu edhe luhatja mund të jetë e dobishme. Një luhatëse e sigurt dhe e rehatshme (me rripa sigurimi) sigurisht do të ju ndihmojë që të qetësoni foshnjën tuaj.
Vendosni foshnjën afër ndonjë zhurme konstante
Gjatë kohës që foshnja ndodhet në mitër ajo dëgjon zhurmën e lëngut amniotik i cili e rrethon. Për këtë foshnjat kur janë të shqetësuara, iu pëlqen të dëgjojnë ndonjë zhurmë konstante e cila i rikujton kohën deri sa ishte në barkun e nënës. Ekzistojnë një sërë prodhimesh të cilat emitojnë këtë zhurmë por prindërit zakonisht këshillojnë që edhe aparatet shtëpiake u kanë ndihmuar me zhurmën konstante dhe vibrimin, siç janë makinat për larjen e enëve, tharëset, makina e pastrimit të pluhurit. Po ashtu, mund të provoni të lëshoni ndonjë CD me tinguj të valëve të oqeanit apo tinguj të tjerë qetësues.
Keni kujdes se si e ushqeni foshnjën
Nëse e ushqeni foshnjën me gji, në pozitë të drejtë, do t’i lehtësoni asaj tretjen dhe do të gëlltis ajër më pak gjatë ushqyerjes. Madje ekzistojnë mendime që në Meksikë, në vendin ku ekziston tradita që të ushqehen foshnjat në mënyrë të drejtë, fëmijët më pak vuajnë nga ngërçet se sa fëmijët në vende të tjera të botës ku zakonisht fëmijët ushqehen në mënyrë horizontale. Po ashtu, nëse nuk e ushqeni foshnjën me gji, jeni të detyruar ta ushqeni me shishe, atëherë gjithmonë përdorni shishet e vogla dhe mbusheni me qumësht gjer në maje, që sa më pak të ketë mundësi që të mbushet me ajër.
Masazhojeni
Mundohuni që kur qetësoni foshnjën, të qetësoheni edhe vetë ju. Masazhimi i lehtë dhe i këndshëm në shpinë të foshnjës mund ta qetësojë foshnjën tuaj të cilën e mundojnë ngërçet. Me faktin që ngërçet paraqiten zakonisht pasditeve apo mbrëmjeve (shumë shpesh në kohë të njëjtë), mundohuni që t’i lehtësoni ato me masazhe. Përveç kësaj, është e rëndësishme që foshnja të ndjejë që edhe ju jeni e qetë sepse ajo shumë mirë mund të ndjejë nëse ju jeni e lodhur dhe e acaruar.
Keni kujdes se si ushqeheni
Në disa raste shkaktar të paraqitjes së ngërçeve tek foshnjat mund të jenë edhe gjërat ushqimore të cilat i keni konsumuar, ndërsa të cilat shkaktojnë ngërçe tek foshnjat. Në rast se ushqeni fëmijën tuaj me gji, mundohuni që të shmangni nga vakti disa artikuj të cilët ju bëjnë të ndjeheni e fryrë siç janë: brokoli, lakra, lulelakra, bizelet, fasulet si dhe ushqimi shumë i kriposur.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...

































