Lifestyle

Si të veproni që pudra e lëngët të duket sikur lëkura juaj

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 14 September 2017
Thuani “Jo” fytyrës fantazmë!Themeli apo baza (foundation) e grimit mund të rregullojnë apo dëmtojnë pamjen tuaj. Këtu, po ju paraqesim 7 truqet tona të testuara që të dukeni sa më natyrale:

  1. Zgjedhni nuancën e duhur

Përzgjedhja e nuancës është rregulli bazë kur bëhet fjalë për pudren e lëngët. Para blerjes. së pari duhet ta testoni atë, duke marrur dy-tri nuanca që mendoni se përputhen me lëkurën tuaj dhe ta provoni në qafë. Pas rreth një ore përafërsisht, kontrolloni se cila nuancë shkrihet më mirë në lëkurën tuaj – dhe ajo do të jetë nuanca më e duhur.

  1. Gjithmonë filloni me hidratues.

Kujdesi ndaj lëkurës është gjithnjë në rend të parë! Aplikoni një hidratues të lehtë në fytyrën tuaj dhe lëreni të qëndrojë të paktën për 5 minuta para se të vendosni pudren e lëngët apo bazën. Hidratuesi lejon që pudra e lëngët të shtrihet më lehtë dhe ndikon në kujdesin e lëkurës suaj.

-Advertisement-

  1. Mos aplikoni mbulim të plotë me puder të lëngët, vetëm nëse e keni patjetër

Ruani mbulimin e plotë me pudren e lëngët vetëm për raste të veçanta. Për çdo ditë të zakonshme është më mirë që të përqëndroheni në baza që ju ofrojnë kamuflim mesatar. Kremat BB ose CC janë një alternativë e shkëlqyer për bazë ditore, sepse funksiojnë pothuajse për çdo lloj të lëkurës.

  1. Përdorni mjetet e duhura për aplikim
Lexoni edhe këtë:   5 gabimet që çdo femër me flokë të gjata i bën

Sa më të dendura të jenë brushat, aq më i trashë është edhe aplikimi, thekson Nicole Ceballos, artiste e makeup-it. Rekomandohet përdorimi i brushave më të holla apo të lirshme, në mënyrë që mos të aplikohet shumë trashë në lëkurë.

  1. Mos e anashkaloni pluhur pudrën dhe të përqëndroheni vetëm në kremin apo pudren e lëngët

Duke përdorur një brushë të butë, aplikoni lirshëm pak pluhur pudër në zonat më të yndyrshme të lëkurës suaj.

  1. Përzieni mirë bazën nga veshët deri poshtë qafës suaj

Sigurisht që nuk dëshironi të dukeni si një fantazmë apo kokë lundruese, duke iu dalluar nuanca e fytyrës me atë të qafës? Shtrijeni mirë bazën edhe poshtë qafës në mënyrë që të keni nuancë të njejtë.

  1. Përfundoni me bronzer dhe skuqës të faqeve

Aplikoni bronzer për të ngrohur paksa tonin e lëkurës suaj dhe bëjeni që baza apo pudren e lëngët të duket më e natyrshëm. Pastaj, aplikoni edhe pak skuqës rozë për të shtuar pamjen sa më natyrale faqeve tuaja./femra.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera