Lifestyle

Si të mbani larg diabetin me një gotë qumësht?

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 19 January 2023

Pirja e qumështit në mëngjes zvogëlon rrezikun e obezitetit dhe diabetit të tipit 2, sugjeron hulumtimi.

Shkencëtarët në Kanada gjetën në qumësht sasi të lartë proteinash të cilat nëse konsumohen në mëngjes ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe oreksin në kohën e drekës.

Qumështi përmban proteina të cilat lëshojnë hormone që ngadalësojnë tretjen. Nivelet e larta të proteinave i bëjnë njerëzit të ndihen të ngopur për më shumë kohë.

-Advertisement-

Profesor Douglas Goff, në zbulimet të cilat janë botuar në gazetën “Bulk Science” thotë se sëmundjet metabolike janë në rritje globalisht, sidomos diabeti i tipit 2 dhe obeziteti si shqetësim kryesore në shëndetin e njeriut.

Prof. Goff, nga Universiteti i Guelph, nënvizon se: “Studimi i kryer konfirmon se konsumi i qumështit në mëngjes për të ndihmuar në tretjen e ngadalshme të karbohidrateve dhe niveleve më të ulëta të sheqerit në gjak është shumë i rëndësishëm”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera