Gruaja udhëton 54 orë me makinë për të shpëtuar gjyshen nga uragani Milton
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 14 October 2024
Një grua udhëtoi 54 orë vajtje-ardhje me makinë për të shpëtuar gjyshen e saj 93-vjeçare nga uragani Milton.
Jennifer Seaman, 40 vjeçe, dhe nëna e saj, Sue Schaffnit, 66 vjeçe, ishin të shqetësuara për ndikimin shkatërrues të uraganit Milton dhe vendosën të udhëtonin nga Peoria, Illinois, në Venice, Florida.
Të dyja u nisën me 6 tetor, në orën 22:00 dhe udhëtuan prej 1940 km nëpër Kentucky, Tennessee dhe Georgia para se të mbërrinin në Venice të Floridës në orën 19:00 me kohën lokale me 7 tetor.
Jennifer paketoi çantat e gjyshes së saj 93-vjeçare me nënën e saj dhe u nis 30 minuta më vonë. Udhëtimi për në Illinois zgjati 34 orë dhe ato arritën në shtëpi me 9 tetor, në orën 5 të mëngjesit.
Jennifer tha se nuk është e sigurt se sa gjatë do të qëndrojë gjyshja e tyre me to, apo nëse shtëpia e saj e kujdesit ka energji ose jo dhe zona është përmbytur.Jennifer, një nënë që qëndron në shtëpi, nga Peoria, Illinois, tha: “Rreth orës 21:00 kur gjërat filluan të bëheshin më të rënda, unë po flisja me nënën time.
Flisnim tërë kohën në telefon, kontrollonim fluturimet, por gjithçka ishte e rezervuar. Ishte ora 22:00 dhe vendosëm që të shkonim atje e ta bënim.
Shkova në shtëpinë e mamasë sime dhe diskutuam rreth pesë minuta se çfarë do të bënim dhe shkuam. Nuk bëmë gati çantat ose ndërruam rrobat.”
Ato u nisën në orën 22:00 dhe kaluan 20 orë në rrugë përpara se të mbërrinin në Venice, Florida.
Jennifer tha: “Qëndruam në shtëpi vetëm për 30 minuta. Personeli në shtëpi kishte një plan për t’u strehuar atje dhe i inkurajoi banorët të qëndronin.”
“Mendoj për mua dhe nënën time, nëse do të ndodhte diçka e keqe ose nëse stuhia do të merrte një kthesë masive dhe do të zhdukte njerëzit – gjëja e fundit që donim ishte që gjyshja ime të kishte vdekur pa familjen pranë”.
Ato u larguan nga Venice, Florida, në orën 19:30 me orën lokale dhe qëndruan në trafik për gjashtë orë – duke lëvizur vetëm 160 km.
Plani ishte të udhëtonin sa më larg që të ishte e mundur dhe të qëndronin në një hotel, por ato po zbulonin se shumica e hoteleve ishin të rezervuara plotësisht.
Jennifer tha: “Po telefononim ende hotelet në orën 10 të mëngjesit të së martës në mëngjes duke u përpjekur të gjenim një vend për të qëndruar për disa orë.
Më në fund gjetëm një hotel jashtë Atlantës, ku u vendosëm rreth orës 11 të mëngjesit dhe u nisëm në orën 14:00”.
Jennifer, Sue dhe mamaja e Sue u kthyen në Peoria, Illinois në orën 5 të mëngjesit të 9 tetorit pasi kaluan 34 orë rrugës për në shtëpi.
Jennifer tha se është e lumtur që shkoi të merrte gjyshen e saj dhe nuk është e sigurt se sa do të qëndrojë me familjen. Ajo tha: “Kur po largoheshim, stuhia po forcohej.
Udhëtimi për në shtëpi ishte i vështirë, qëndruam shumë kohë të bllokuar në trafik.
Të gjithë po përpiqeshin të largoheshin. Gjyshja është shumë e lehtësuar që është këtu, ajo ishte shumë e fortë gjatë gjithë rrugëtimit pasi ishte një rrugë e gjatë për të udhëtuar në moshën e saj.
Jemi shumë krenare që kemi një grua kaq të guximshme si matriarken tonë.
Ajo është mezi pret të kthehet e të shohë se si janë të gjithë, por kemi parë përmbytjet në Venice dhe nuk ka energji, kështu që nuk mund ta kontaktojmë qendrën e saj.”
Të tjera
-
Osmani takohet me Orpon, flasin për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Budapest zhvilloi takim edhe me kryemi...
-
Gërvalla në Forumin për Demokraci: Solidariteti dhe mbështetja mes demokracive, thelbësore për triumfin mbi autokracitë
“Besimi në demokraci, solidariteti mes demokratëve dhe një qasje e qartë për ...
-
Lëvizte i ạrmatosur, arrestohet një 40-vjeçar në Tiranë
Është arrestuar një person i moshës 40-vjeçare në Tiranë. Dyshohet se ai ...
-
Gazmend Muhaxheri kandidat i LDK-së për deputet të Kuvendit
Disa nga kryetarët e komunave me të cilat udhëheq Lidhja Demokratike e Kosovë...
-
Bedri Hamza nominon afaristin nga diaspora Isak Nezirin kandidat për deputet
Binznesmeni i njohur nga diapsora Isak Neziri, do të jetë kandidat për depute...
-
Princi serb e telefonon Trumpin, i kërkon ta çnjohë Kosovën
Princi serb Filip Karagjorgjeviq thuhet se e ka telefonuar presidentin e sapo...
-
Hamza në Munich: Afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani iu bashkuan ekipit tim
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se rreth 250 st...
-
Dollia shqiptare në UNESCO?
Kushedi se sa dolli janë ngritur për të, e sa ka ngritur vetë ai për miq të d...
-
UBS: Pagat zvicerane ka gjasa të rriten në vitin 2025
Rritja e pagave dhe rënia e inflacionit ka të ngjarë të rrisin fuqinë blerëse...
-
Osmani: Rënia e Murit të Berlinit moment hisorik, tregoi që asnjë pengesë s’mund të ndalë lirinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 35 vjetorin e rënies së Muri...
-
Vlora Çitaku kritikon Kurtin për takimet me diaspoën në ambasada: Diplomatët po detyrohen të organizojnë takime partiake
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku, ka mbajtur një...
-
Musliu kritikon qeverinë për ‘përzirje’ në zgjedhjet amerikane: I futën duart ku nuk duhet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kry...