Lifestyle

Si të kapërcehet frika nga hapësirat e mbyllura

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 14 November 2018

Termi klaustrofobi vjen nga latinishtja dhe i referohet frikës ndaj vendeve të mbyllura si në ashensor, metro, kalime nëntokësore, por edhe dhoma të vogla me ose pa dritare etj.

Njerëzit që vuajnë nga klaustrofobia e kanë të zakonshme ndjenjën sikur ju mungon oksigjeni. Klaustrofobia shoqërohet nga ankthi, djersitja, përzierje, vështirësi në frymëmarrje, sulme paniku, rrahje zemre të përshpejtuar, të dridhura, marramendje, ndjesi shpimi gjilpërash, ndjesi mbytjeje etj.

Mirëpo cilat janë shkaqet e këtij çrregullimi?

-Advertisement-

Sipas disa studimeve origjina mund të jetë një mosfunksionim i “amygdala” pjesë e sistemit limbik dhe ndikon në procesin e perceptimit të rrezikut.Gjithashtu traumat e përjetuar gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës mund të jetë i lidhur me fillimin e këtij çrregullimi.

Ankthi është diçka që secili prej nesh përjeton, mirëpo problemi është kur ai bëhet i pakontrollueshëm. Atëherë ka ardhur koha të merrni trajtimin e duhur. Këto trajtime bëhen nga profesionistë dhe thuajse gjithmonë lidhet me rikthimin e kujtimeve të fëmijërisë dhe traumave të kaluara në mënyrë që të gjendjet burimi i vërtet i kësaj frike. Sigurisht trajtimi në këto raste ka nevojë për kohë dhe durim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera