Shëndetësi

Si të humbësh në peshë, duke shmangur një vakt

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 11 March 2019

Tashmë që stina e verës po afron, kërkojmë të kemi linja më perfektë të trupit në mënyrë që veshjet e lehta të na tregojnë bukur. Dietat janë format më të kërkuara në këto kohë. Shumë njerëz i realizojnë ato pa u konsultuar me mjekët dietologë, por thjesht duke gjetur dieta në internet. Një prej tyre është dhe elemeninimi i një vakti.

Shpesh kjo shihet si një mënyrë që do të na sillte humbje në peshë. Por sa është e vërtetë dhe efikase? Kjo lloj strategjie i përket kryesisht besimeve popullore dhe në shumicën e rasteve shkaktojnë veç dëme. Të hash një vakt, shkakton një situatë psikologjike që të çon të besosh se sa shumë kalori mund të kesh kursyer, në fakt në vaktin e pauzës arrihet me aq shumë uri sa që hahet më shumë sesa është e nevojshme.

Duke e rënduar situatën arrihet deri në shmangien e ngrënies së drekës dhe përfundon vetëm në ngrënien e darkës, pikërisht kur metabolizmi tenton të bierë. Trupi ynë, ndër të tjera arrin të përdorë nga një vakt i vetëm nutrient të caktuar dhe pjesën tjetër nuk mund ta shkatërrojë dhe për shkak edhe të parimit të konservimit e kthen automatikisht cdo tepricë në depozitë dhjamore. Në mënyrë analogjike dhe me mosngrënien krijohet një situatë katabolike, nga momenti që trupi ynë interpreton mosngrënien si një periudhë mungese.

-Advertisement-

Organizimi njerëzor reagon ndaj ligjeve të konservimit dhe mund ta paraqesim shkurtimisht si “të ushqehesh dhe riprodhosh për të garantuar vazhdimësinë e llojit”.

Në këtë kontekst, organizimi ynë do të ndezë të gjitha ato mekanizmat të cilat do ti lejojnë të jetojë më gjatë, domethënë duke vendosur se cilën pjesë të trupit do të përdor për tu ushqyer, duke goditur të parin komponentin që konsumon më shumë. Pasoja është autokanibalizmi, mbi të gjitha masa muskolare dhe vetëm një pjesë shumë e vogël dhjami , e cila përdoret si burim i fundit emergjence. Prandaj mosngrënia sjell një aspekt bosh dhe të vyshkur pa tonifikim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera