Si ta kuptoni se dikush ka brumë për lider?
Autori: Gazeta inFokus
10:07 | 04 Mars 2020
Cila është gjuha që liderët e mëdhenj e kuptojnë, ndërsa ju mund të mos e kuptoni? Epo, sinqerisht, liderët më të mirë flasin ndryshe për krenarinë – dhe kjo nuk ka lidhje me paratë, statusin apo titullin e tyre.
Njerëzit kanë botëkuptime të ndryshme për krenarinë. Nga njëra anë, të gjithë duam të ndjehemi krenarë për punën që bëjmë, për kompaninë për të cilën punojmë dhe për suksesin që kemi arritur në karrierën tonë. Nga ana tjetër, krenaria është një nga shtatë mëkatet vdekjeprurëse – një koncept i sqaruar në vitin 590 nga Papa Gregori.
Në thelb, ai përkufizohej si mëkati më i rrezikshëm – një çoroditje e aftësive që i bën njerëzit të besojnë se janë Zot. Dhe, le të jemi të sinqertë, kjo është një perspektivë e zymtë e krenarisë.
E vërteta e kësaj çështjeje është se ne të gjithë e kuptojmë vlerën dhe rrezikun e krenarisë. Dhe këtu liderët më të mirë duket se flasin të njëjtën gjuhë – sepse kur liderët e mëdhenj flasin rreth arritjeve për të cilat janë më krenarë, ato arritje rrallë kanë qenë për veten e tyre.
Liderët më të mirë krenohen me:
Progresin
Ndërsa shumë prej nesh takojnë njerëz që duan të flasin për gjithçka që kanë arritur personalisht, liderët e shkëlqyeshëm (edhe kur duhet të marrin pjesën më të madhe të meritës) kanë një ndjenjë krenarie për njerëzit, grupet dhe ekipet që ndikuan në realizimin e atij progresi. Liderët më të mirë nuk thonë “Shikoni çfarë bëra”. Përkundrazi, ju do t’i dëgjoni të thonë “Shikoni çfarë bëmë”, ose “Shikoni se çfarë bënë ata”.
Përulësinë
Kjo, ndryshe nga shembulli i mësipërm, është një fushë ku liderët më të mirë shprehin krenari personale. Liderët e mëdhenj krenohen me injorancën e tyre personale (mbase gjatë viteve të tyre të rinisë). Dhe ata krenohen më shumë për gabimet e tyre – sepse ato gabime janë shumë herë arsyet kryesore që ata janë bërë të suksesshëm.
Karakterin
Një listë e gjatë e arritjeve është gjithmonë mbresëlënëse. Por liderët më të mirë në fakt kujdesen më shumë për mënyrën sesi një person bëhet i suksesshëm sesa për vetë suksesin. Karakteri ka rëndësi, dhe liderët e mëdhenj krenohen për t’i bërë gjërat në “mënyrën e duhur”, shkruan Ekonomia Online.
Kjo është arsyeja pse ju mund të shihni disa punonjës të caktuar të ngriten në detyrë përpara atyre që mund të kenë bërë më shumë për kompaninë. Kjo është për shkak se ata punonjës flasin gjuhën e liderve të mëdhenj – ata e tregojnë karakter.
Kuptimin
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme për disa nga lexuesit. Por nuk është kështu. Liderët më të mirë, përderisa janë të mirë në frymëzimin e ekipit dhe për të mbledhur njerëzit rreth një qëllimi të përbashkët për krijimin e një rezultati të suksesshëm, ata krenohen me kontributin që puna e tyre bën për botën.
Ata krenohen me krijimin e një impakti pozitiv – në jetën e klientëve, për anëtarët në komunitetin e tyre, ose për çështjet e rëndësishme të botës.
Suksesin e të tjerëve
Ndërsa kjo e fundit mund të duket e ngjashme me të parën, nuk është kështu. Liderët më të mirë e kuptojnë që puna e tyre nuk është që të admirohen. Ata e kuptojnë që puna e tyre nuk është të bëhen më të suksesshëm se të gjithë të tjerët në ekipin e tyre. Ata e kuptojnë se puna e tyre nuk është që të respektohen apo të pëlqehen.
Liderët më të mirë e kuptojnë që puna e tyre është t’i ndihmojnë të tjerët të bëjnë më të mirën e tyre. Dëgjoni nga afër liderët e mëdhenj se çka i bën atë krenar. Ka të ngjarë që ata do t’ju tregojnë një histori për suksesin e dikujt tjetër.

T� tjera
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
































