Si ta kaloni një pushim të mrekullueshëm dhe të qëndroni larg telasheve në disa shtete
Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 15 February 2018
Çdo njeri e din se para se të udhëtoni në ndonjë shtet tjetër duhet të paguani sigurimin, ta bëni fotokopje pasaportën, dhe të mos harroni ta merrni me vete kremin kundër diellit.
Por në disa shtete, udhëtimi mund të mos jetë aq paqësor sa thonë turistët.
Telegrafi jua sjell më poshtë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë ta keni një pushim komod dhe të kënaqshëm… dhe të siguroheni se asgjë nuk jua prishë atë pushim!
Meksikë
Në Meksikë mund ta shijoni plazhin me rërë të bardhë, të pini tekuila të shijshme dhe t’i eksploroni piramidat e lashta. Por, mos harroni të kujdeseni për sigurinë tuaj.
* Ekzistojnë 280 specie të akrepave në Meksikë. Shumica prej tyre nuk janë të rrezikshëm, por disa tjerë mund ta vrasin një njeri me një kafshim. Prandaj kur ecni në natyrë, keni kujdes ku shkelni.
* Nëse gjendeni të dehur në rrugët e Meksikës, ju mund të shkoni në burg.
* Uji në Meksikë nuk është i pijshëm. Këtë e konfirmojnë edhe vetë vendasit. Konsumoni vetëm ujin që e blini në shishe.
* Niveli i krimit është shumë i lartë. Turistët mund të plaçkiten edhe në transport publik. Keni kujdes kur nxirrni para nga bankomati. Mos ecni vetëm në mbrëmje.
KOLUMBIA
Në Kolumbi, ju mund ta vizitoni parkun arkeologjik ‘San Agustin’ dhe Parkun Nacional të Kafes. Ose mund të mahniteni me brendësinë e kishës Las Lajas dhe Katedrales ‘Salt’ të Zipaquiras. Ka shumë për të parë në këtë vend, por ky shtet nuk është gjithmonë i sigurt.
* Kolumbia ka nivele të larta të krimit. Nëse merrni taksi në rrugë, ju mund të futeni në telashe. Rekomandohet ta thërrisni taksinë nga recepsioni i hotelit dhe t’i shfrytëzoni vetëm shërbimet e operatorëve zyrtarë, jo të atyre privatë.
* Ujërat e Kolumbisë janë shtëpi e peshkaqenëve, piranjave, dhe disa prej bretkosave më helmuese në Tokë. Vishni edhe këpucë të veçanta kur futeni në det për ta shmangur lëndimin e këmbëve. Gjithashtu pyetni vendasit se cilat plazhe janë të përshtatshme për not të sigurt.
TURQIA
Turqia është njëri nga vendet më të sigurta dhe më të njohura për turistët. Por, aty mund t’ju gjejnë shumë befasi!
* Në vende të cilat nuk janë të popullarizuara me turistë, femrat nuk duhet të largohen nga territori i hotelit pa pasur dikë që i shoqëron ato. Ato gjithashtu duhet të shmangin ecjen në vetmi gjatë natës dhe nuk duhet ta zbulojnë trupin. Rekomandohet të merrni me vete një shall për kokë.
* Në Turqi mund të hasni në tualete më të ndryshme, në aso lloje ku është një vrimë në dysheme. Mund të mos ketë as letër tualeti, prandaj merrni me vete.
India
Ka shumë arsye se përse duhet ta vizitoni Indinë. P.sh., mund t’i shihni pallatet magjepsëse të lashta, festivalin e dritave dhe ngjyrave, e gjithashtu ta provoni ushqimin vendor. Por, në Indi mund të hasni edhe në disa pakënaqësi…
* Është lehtë të infektoheni me krimba në zorrë. Për ta shmangur këtë, pini vetëm ujë në shishe. Gjithashtu, para udhëtimit vaksinohuni kundër hepatitit A dhe tiroidit.
* Femrat që udhëtojnë në Indi këshillohen t’i respektojnë kodet vendore të veshjes dhe të mos ecin vetëm gjatë natës në mënyrë që të mos ‘provokojnë’ ngacmime seksuale në rrugë, e posaçërisht në zona rurale.
Egjipti
Në Egjipt, ju mund ta shijoni pamjen e piramidave të lashta dhe të notoni në Detin e Kuq, apo të vozisni një deve. Por, udhëtimi juaj do të jetë më i miri nëse i keni parasysh këto këshilla.
* Mos notoni në ujë liqeni në mënyrë që ta shmangni skistomaniazën. Notoni në det ose notoni në pishinë me ujë të pastër.
* Shkëmbinjtë nënujor koral të Detit të Kuq janë shtëpi e një lloji të rrezikshëm të yllit të detit. Ata mund t’ju helmojnë, t’ju shkaktojnë marramendje dhe inflamacione të lëkurës. Nëse e gjeni veten në situatë të tillë, zonën e infektuar vendoseni në ujë të ngrohtë, pastrojeni varrën, aplikoni antiseptik dhe konsultohni me një doktor.
* Egjipti është vend islam, prandaj nuk është e rekomanduar ta zbuloni trupin jashtë hotelit.
* Sëmundje të ndryshme janë të zakonshme në Egjipt. P.sh., hepatiti A dhe B.
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...