Fun & Video

Si ta impresiononi një vajzë kur shkoni ta merrni me veturë?

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 17 May 2017

A ju ka rastiur ndonjëherë të lini takim me ndonjë vajzë dhe të vendosni që ju të shkoni ta merrni vajzën me veturë në shtëpinë e saj?

Nëse po, atëherë mos mendoni se është gjë e lehtë, pasi që këtë veçse e dini. Faktikisht, të gjithë meshkujt tregojnë se krijimi i përshtypjeve të mira të para në raste të tilla është mjaft i vështirë.

Prandaj, Telegrafi ju sjellë më poshtë disa këshilla se si duhet të veproni për t’i lënë asaj përshtypje të mirë kur shkoni ta merrni me veturë:

-Advertisement-

– Asnjëherë mos u vononi. Në fakt, gjithmonë përpiquni të shkoni dhjetë minuat më herët sepse kësisoj tregoni se jeni të kujdesshëm.

– Vishuni për t’i lënë përshtypje të mirë sepse kjo ka ndikim të madh në mënyrën se si ajo ju percepton.

– Dhuroni asaj diçka, qoftë nëse është fjala për një buqetë lule apo edhe ndonjë gjë tjetër që asaj mund t’i pëlqejë.

– Normalisht, hapeni derën e veturës për të dhe mbylleni vetëm pasi ajo të jetë ulur.

– Kujdesuni për muzikën në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe jepni përparsi këngëve më romantike dhe më të lehta të cilat krijojnë lidhje emocionale.

– Gjatë rrugës, tregoni asaj diçka të sinqertë që ju ka lënë përshtypje rreth saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera