Lajme

Si po u “shpëtojnë” sekretet Kurtit e Bislimit për planin franko – gjerman

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 22 November 2022

Kryeministri Albin Kurti dhe Besnik Bislimi si i ngarkuar për dialog janë kujdesur që ta mbajnë të mbyllur procesin e bisedimeve me Serbinë. Sa herë që kanë dalë të flasin janë acaruar nga pyetjet e gazetarëve. Pikërisht këto kanë qenë momente kur të dy kanë zbuluar më shumë: Kurti dje tregoi se BE ka vendosur afat për marrëveshje që është muaji mars i viti 2023, ndërsa Bislimi javën që shkoi tha se në përgjigjet 5 faqëshe që ia ka dërguar BE Kurti s’ka kërkuar njohje.

Dje kur Kryeministri Kurti doli para gazetarëve në Bruksel për të folur për negociata 8 orëshe me Presidentin e Serbisë , Përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell tashmë e kishte shpallur fajtore Kosovën për mos arritjen e marrëveshjes për targat. Pikërisht kjo e shtyu Kurtin që të shpërthej.

Ai akuzoi Përfaqësuesin e Lartë se ka hequr dorë nga plani franko- gjerman për normalizim marrëdhëniesh. Ndërkohë që në elaborim rreth dështimit të marrëveshjes për targat e sipër e nxori një detaj që s’ishte publikuar deri tash zyrtarisht – se afati për marrëveshjen Kosovë -Serbi në bazë të planit është marsi i vitit 2023.

-Advertisement-

“Për ne kjo është e papranueshme, nëse nuk shoqërohet me dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve . E në propozimin që e na e kanë sjellë neve zotërinjtë Borell dhe Lajcak, madje, ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023. Pra, që ne po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re, për një marrëveshje që arrihet para marsit të viti 2023. Me keqardhje mund të them që ndërmjetësi, në këtë rast z.Borell, praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit të 2023 dhe nga propozimi i BE’së për normalizim të marrëdhënieve” tha Kurti kur doli nga ndërtesa e BE’së, ku qëndroi gjithë ditën me ndërmjetësit dhe me Vuçiq.

Edhe Bislimi u tregua i “pavëmendshëm” gjatë një interviste javën që shkoi. “I nxehur” nga pyetjet që nuk i pëlqeni, Bislimi zbuloi se Kurti në përgjigjen që ia ka dërguar Brukselit nuk ka kërkuar njohje, pasi kjo në këtë fazë është e papranueshme nga Serbia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera