Lajme

Si po bëhen refugjatët e luftës, viktima të prostitucionit

Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 28 March 2022

Pesë javë pasi Rusia urdhëroi pushtimin e saj, imagjinoni për një moment se si është të jetosh tani në Ukrainë…

Një zgjidhje është t’ia mbathësh që aty dhe mbi 10 milion njerëz e kanë marrë këtë vendim, shkruan BBC.

Larg shëtpive, të çorientuar jashtë vendit të tyre, shpesh ata nuk e kanë idenë se ku po shkojnë. Kështu që, mund t’u duhet t’u besojnë të huajve, si e vetmja mundësi.

-Advertisement-

“Për trafikantët e qenieve njerëzore, lufta në Ukrainë nuk është një tragjedi”, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres në Twitter. “Është një mundësi, ku gratë dhe fëmijët janë objektivi”.

Karolina Wierzbińska, koordinatore në Homo Faber, një organizatë e të drejtave të njeriut me qendër në Lublin, thotë për BBC se shqetësimi më i madh janë fëmijët, sidomos ata që udhëtojnë të pashoqëruar.

Margherita Husmanov, rreth 20 vjeçe, mbërriti në kufi dy ditë më parë dhe vendosi të qëndrojë aty për të ndihmuar të tjerët.

“Gratë dhe fëmijët vijnë këtu nga një luftë e tmerrshme. Ata nuk flasin polonisht apo anglisht. Nuk e dinë se çfarë po ndodh dhe besojnë atë që dikush u thotë. Ditën e parë që dola vullnetare, pamë tre burra nga Italia. Ata kërkonin gra të bukura për t’i shitur në tregtinë e seksit. Njoftuam policinë, është e frikshme”, thotë ajo.

Shumica e ukrainasve që intervistoi BBC shpresojnë të shkojnë në shtëpi sapo të përfundojë lufta. Por gjatë ditëve në vijim, kanë nevojë për një vend për të fjetur, për të ngrënë, për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollë, si dhe një punë për të mbajtur veten. Këto nevoja i bëjnë refugjatët të pambrojtur.

Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord për të hapur tregun e punës, shkollat ​​dhe aksesin në kujdesin shëndetësor për ukrainasit, por siç theksojnë grupet e të drejtave të njeriut, refugjatët kanë nevojë për ndihmë për t’u regjistruar dhe për t’u informuar për të drejtat e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera