Rozë

Si në Ibiza – jeta e natës në Prishtinë vazhdon edhe ditën! (Video)

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 08 July 2017

Peseshja e DJ’ve botëror, labeli Apollonia, William Djoko dhe Enzo Siragusa e bënë kryeqytetin me ‘natë të madhe’. Në fakt, mbrëmja e cila ishte menduar të jetë më e madhja e muzikës elektronike në Prishtinë po vazhdon edhe ditën.

Mijëra të pranishëm në performancën e DJ’ve me famë botërore erdhën për të përjetuar ndjenjën që e japin klubet e mëdha të muzikës elektronike që janë në Berlin, Ibiza apo qendrat tjera të mëdha, për të cilat njihen.

-Advertisement-

Ishte labeli Apollonia, me tre DJ që performojnë njëkohësisht në set e më pas edhe Djoko dhe Enzo Siracusa ata të cilët i bënë fansat e muzikës elektronike që ndejën e tyre ta vazhdojnë edhe në orët e hershme të mëngjesit në Zone Club, klubin i cili e kishte organizuar një performancë të madhe me 5 DJ të famshëm.

Atmosferë e tillë zakonisht shihet nëpër skena të mëdha të muzikës elektronike, sikurse në Ibiza apo vende tjera ku turmat janë të etura shumë për muzikën dhe refuzojnë ta lëshojnë vendin edhe në orët e hershme të mëngjesit apo deri në pasditë. Në Zone ndeja ende po vazhdon dhe pritjet e organizatorëve janë që ndeja të vazhdojë deri në ora 13:00 të ditës së sotme.

Për t’i parë të gjitha videot e performancave të 5 DJ’ve, klikoni në këtë link.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera