Lajme

Si në filma: Dilleri prishtinas kapet mat me dro gé tenton të ikë dhe godet veturën e policisë

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 13 June 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë pasi gjatë kontrollit në trup dhe në veturë i ka gjetur 6 qese me substancë narkotike.

I dyshuari pasi u zu nga policia ka provuar të ikë duke goditur veturën e policisë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit me vendim të prokurorit janë bërë kontrolle edhe në dy lokacione ku është gjetur sasi tjetër e drogës të llojit marihuanë.

-Advertisement-

Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa ai dyshohet për 4 vepra penale, blerje, posedim, shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve & sulm ndaj personit zyrtar

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në veturën e tij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: 6 qese me narkotikë të llojit marihuanë në peshë 5.4 gramë. Me vendim të prokurorit është bërë kontroll në dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi narkotikë e llojit marihuanë në peshë 102.5 gramë, 3.9 gram kokainë, një sasi e qeseve të zbrazëta, një peshore digjitale për matje, një telefon celular dhe 282 € kesh para. I dyshuari me qëllim të shmangies arrestimit dhe ndalimit, me veturën e tij e ka goditur veturën zyrtare të policisë duke i shakatuar dëme materiale si dhe dy zyrtarëve policorë iu ka shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Kujtojmë se raste të tilla të përdorimit të drogës, blerjes dhe shitjes kanë shënuar rritje sidomos në kryeqytet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera