Si Ndikon Avokado Tek Shëndeti i Personave Me Diabetin e Tipit 2
Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 13 November 2019
Avokado është një burim i shkëlqyer vitaminash dhe ushqyesish.
Popullariteti i tij në rritje dhe përdorimi i gjërë në vendet me klimë të ngrohtë e kanë transformuar avokadon në një produkt që nuk duhet të mungojë në kuzhinën tuaj.
Fruti i avokados përmban 18 nga 22 aminoacidet e nevojshme për trupin e njeriut, por edhe shumë fibra ndaj dhe konsiderohet një superfrut.
Rrjedhimisht ky frut është një mënyrë e mirë për të fuqizuar sistemin imunitar. Avokado bëhet më i fuqishëm nëse kombinohet me fruta të pasura me vitaminë C, siç janë limoni dhe ananasi.
Avokado Dhe Diabeti I Tipit 2
Avokado është një frut që ka përmbajtje të lartë yndyre dhe me të nuk duhet tepruar.
Megjithatë, kohët e fundit, studimet, të cilave i referohet AgroWeb kanë zbuluar se avokado përmban një molekulë që mund të pakësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Ekspertët në Kanada thonë se prania e kësaj molekule e bën avokadon një mik të diabetikëve.
Kjo molekulë është identifikuar si Avokatina B ose AvoB.
Konsumi i rregullt i avokados dhe prania e kësaj molekule nënkupton një shtim më të ngadaltë në peshë dhe një rritje të ndjeshmërisë ndaj insulinës.
Diabeti i tipit 2 pengon prodhimin e glukozës ose sheqerit në gjak.
Normalisht ky përpunim ndodh falë ndihmës së insulinës por tek diabetikët trupi nuk prodhon ose prodhon pak insulinë.
Vlerat e Avokados për Shëndetin
Është jashtëzakonisht ushqyese.
Avokado përmban sasi të mëdha të vitaminës K, C, B5, B6, E, folat, magnez, mangan, zink, bakër, hekur, dhe fosfor.
Përmban më shumë kalium se banania dhe mban tensionin e gjakut në nivel normal.
Është plot me acide yndyrore mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme. Acidi oleik që gjendet tek avokado ul inflamacionin.
Është plot me fibra. Fibra ndihmon me rënien në peshë, ul nivelin e sheqernave në gjak dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e rrezikut ndaj një sërë sëmundjesh.
Mund të ulë nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit. Studimet kanë treguar që ngrënia e avokados mund të ulë rreziqet për sëmundjet e zemrës që vijnë nga kolesteroli dhe trigliceridet në gjak.
Është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm.
Avokado përmban ushqyes siç janë luteina dhe zeaksanthina që janë tepër të rëndësishëm për shëndetin e syrit dhe ulin rrezikut e sëmundjeve të tij.
Mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të artritit dhe rënien në peshë.
Të tjera
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...