Si mund ta ulë çmimin e naftës Qeveria, sipas analizës së Avdullah Hotit
Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 13 June 2022
Ish-kryeministri Avdullah Hoti, që është profesor i Ekonomisë, ka shpërndarë një tabelë dhe bashkë me të një analizë se si do të mund të kushtonte më lirë një litër naftë, nëse Qeveria do të shkonte në disa hapa që ai beson që do të duhej.
Qeveritarët dhe aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje shpërndajnë shpesh të dhënat që tregojnë se arka e shtetit po mbushet nga tatimet.
Ish-kryeministri Hoti ka dhënë një version të tij se si po arrihet kjo. Ai pyet Qeverinë se si mund të krenohet me rritjet e të hyrave buxhetore, kur kjo, sipas tij, është bërë në kurriz të qytetarëve, duke u rritur çmimet e mallrave e veçanërisht naftës.
Hoti ka shkruar se kur ka qenë një litër naftë një euro në Kosovë, TVSH ka qenë 14 centë. Tani ai thotë se me rritjen e çmimit të naftës, të hyrat që i grumbullon shteti nga qytetarët janë dyfishuar.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë dhe pa ndërhyrje të ish-kryeministrit:
ÇMIMI NAFTËS DHE NGARKESA TATIMORE PËR QYTETARIN
1.
Kur çmimi i naftës në treg ishte 1 Euro, Qeveria mblidhte 14 centë TVSH për litër të naftës, siç shihet në tabelë në kolonën (e). Tani kur çmimi naftës sillet rreth 1.85 Euro, Qeveria mbledh 27 centë TVSH për litër, që është gati dyfish më shumë ngarkesë me TVSH për qytetarin. Rrjedhimisht, Qeveria do të mund të përgjysmonte TVSH-në në naftë dhe prapë të mblidhte njësoj të hyra buxhetore. Pse nuk është bërë kjo deri më sot? Si mund të krenohet Qeveria për rritje të të hyrave kur kjo rritje vjen nga rritja e çmimit në kurriz të qytetarit?!
2.
Ja një anomali tjetër e krijuar nga Qeveria. Vendimi i Qeverisë, i datës 01.03.2022, i cili ka përcaktuar marzhat tregtare (dhe rrjedhimisht çmimet shitëse maksimale) prej 4% për shitje me shumicë dhe 6% për shitje me pakicë, e ka rritur më tutje çmimin e tregut të naftës.
Shihni kolonat (h) dhe (i) në tabelë. Le të supozojmë se marzhat tregtare kanë qenë edhe më herë 4% me shumicë dhe 6% me pakicë. Kur çmimi i naftës ishte 1 Euro, shitësit me pakicë kishin marzhë tregtare prej 4 centë dhe shitësit me shumicë 6 centë. Tani me rritjen e çmimit në rreth 1.85 Euro, këto marzha janë 7 centë për shitje me shumicë dhe 10 centë për shitje me pakicë. Është e qartë se vendimi i Qeverisë gati i ka dyfishuar marzhat tregtare në terma të vlerës në Euro për litër të naftës.
Cili ka qenë ndikimi i vendimit të Qeverisë?!! A ka qenë qëllimi të rritet marzha në terma absolut dhe, rrjedhimisht, të rriten fitimet për tregtarët, apo ruajtja e interesit të konsumatorit?
3.
Si mund të krenohet Qeveria me rritje të të hyrave buxhetore kur shihet qartë se kjo rritje ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe mallrave të tjera?!
Si ka mundësi që për 5 muaj rritje të çmimeve nuk ndërmerret asnjë masë që do të ulte barrën për qytetarë?!
LDK-ja ka dorëzuar prapë propozimet në Kuvend për masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria për të zbutur barrën për qytetarë nga rritja e çmimeve, në veçanti për naftë, i cili pastaj ndikon në çmimet e të gjitha mallrave të tjera përmes rritjes së kostove të prodhimit dhe transportit.
Të tjera
-
Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy makina
Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në Zubin Potok, ku si pasojë janë ...
-
Serbia nxjerr tanket dhe armët kineze, Vuçeviç: Për Vidovdanin duhej të mblidheshim në mes të Kosovës
Me ceremoni shtetërore, mbledhje të posaçme qeverie, homazhe dhe prezantim të...
-
Ish-guvernatori i BQK-së, Mehmeti: Rezultatet e BQK-së janë arritur falë menaxhimit të sukseshëm të viteve të kaluara
Dje guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit ...
-
Lotina publikon momente romantike me Mozzik-un
Rep-artisti i njohur Mozzik dhe Lotina Haziri pasi kanë bërë publike lidhjen ...
-
“Po mendohet që i kemi vendosur kushte Serbisë, por në fakt i kemi vendosur kushte vetes nga politika e Kurtit”, thotë Haziri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka komentuar tri kushtet e kryeministri...
-
Rriten 15% shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë në bujqësi
Shkëmbimet tregtare për produktet bujqësore Shqipëri – Kosovë gjatë vitit 202...
-
Biserko: Vuçiq nuk e zbaton marrëveshjen e Brukselit, po pret ardhjen në pushtet të Trumpit
...
-
Kurti: Bashkatdhetarët nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe këtë...
-
Zhduken dy vajza, njëra në Vushtrri tjetra në Prizren
Dy vajza janë zhdukur, njëra në Vushtrri e tjetra në Prizren. Një grua në Vu...
-
Zhvillimet e fundit në vend, Osmani u takua me ambasadorin francez Guérot
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Rep...
-
Maqedonci: Ushtria e Kosovës po ndërtohet si një forcë kompatibile me NATO-n
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me një varg akti...
-
Qeveria: Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e rregullt, ku ka marrë disa vendi...