Lajme

Si i kanë vjedhur votat PS, PD e LSI

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 14 July 2017

Numërimi në KQZ i 64 kutive të votimit në Tiranë, sipas kërkesës së PDIU -së, zbuloi një skandal në mënyrën si numërohen dhe vidhen votat në Shqipëri. Në përfundim të numërimit rezultoi se PS, PD e LSI kishin bërë një masakër me votat e partive të vogla, të cilat nuk kanë pasur numërues nëpër Qendrat e Numërimit të Votave.

Vetëm 7 kuti rezultuan me të dhëna të sakta. Në 57 të tjera, gjithçka ishte manipuluar.

Rezultoi se Partia Socialiste ka vjedhur 85 vota, ndërsa asaj i kanë vjedhur 16 vota.

-Advertisement-

Partia Demokratike ka vjedhur 77 vota, ndërsa i janë vjedhur 30 vota.

LSI ka vjedhur 80 vota, ndërsa i janë vjedhur 6 vota.

PDIU që u ankua për rezultatin kishte vjedhur 52 vota, ndërsa i kishin vjedhur 57 vota.

Siç shihet nga shifrat, numrin më të madh të votave e ka vjedhur Partia Socialiste, e cila në Tiranë arriti të merrte 18 mandate. Mandati i fundit me PDIU u nda për 29 vota. Ndërsa 16 votat që i kanë marrë asaj janë vlerësuar kryesisht si të pavlefshme apo nuk janë pasqyruar në tabela.

Dhe kjo masakër rezulton vetëm në 57 kuti, teksa në Tiranë zgjedhësit kanë votuar në 939 qendra votimi.

Përmasat bëhen më të mëdha kur PS ka arritur ta marrë mandatin e 18 vetëm me 29 vota më shumë dhe kur vetë PDIU që pretendon se ia kanë vjedhur mandatin e saj të parë është përfshirë në vjedhje votash, fakt ky që u pranua edhe nga përfaqësuesi i saj në KQZ.

E gjithë masakra është zhvilluar në kurriz të partive të vogla që s’kanë pasur as komisionerë dhe as numërues, si Libra apo Sfida, votat e të cilave janë përvetësuar nga partitë e tjera të mësipërme, që s’kanë kursyer askënd në këtë megavjedhje, tashmë edhe të dokumentuar nga rinumërimi në KQZ. /Lapsi.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera