Si gënjeu policia e Kosovës për gjendjen e policit të plagosur?
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 09 December 2022
Mbrëmë pas mesnate, policia e Kosovës kishte njoftuar se bandat serbe kishin sulmuar zyrtarët policor në veri të vendit. Një polic kosovar ishte plagosur dhe dëme të konsiderueshme ishin shkaktuar gjithashtu edhe në veturën e policisë.
Plagosja e policit në raportin e PK-së u paraqit si lëndim i lehtë ani pse i njëjti ishte plagosur në krahëror.
“Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”, thuhej në raportin e policisë.
Në anën tjetër, drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Luljeta Zhubi, në një prononcim për Insajderin ka thënë se ai ishte plagosur me një plumb rreth zonës së krahërorit.
“Erdhi me plumb në shpatull” – Drejtoresha e Spitalit jep detaje për policin e plagosur mbrëmë në veri
“Po mbrëmë ka ardhur polici i plagosur me një plumb tek shpatulla, ka marrë ndihmën mjekësore ka qenë mbrëmë i shtrirë në repartin e Ortopedisë, jashtë rrezikut për jetë është transferu në Prishtinë për tretman ma të tutjeshëm”, ka thënë ajo për Insajderin.
Insajderi ka dërguar pyetje në polici rreth arsyes së cilësimit të plagosjes së policit si “lëndim i lehtë” por deri në publikimin e shkrimit nuk është pranuar ndonjë përgjigje.
Të tjera
-
Kina deklarohet për fitoren e Trump, Kremlini nuk është në dijeni nëse Putini do ta urojë
Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov tha se ai nuk ishte në dijeni të ndo...
-
Vjen urimi i Kurtit për fitoren e Trumpit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Donald Trumpin për fitore në g...
-
“Putin nuk ka plan të urojë Trump”, reagon Kremlini: SHBA mbetet vend jomiqësor për Rusinë
Kremlini e ka pranuar fitoren e dukshme të Donald Trump, por thotë se nuk ësh...
-
Trump fiton zgjedhjet, president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Republikani Donald Trump ka arritur 270 votat elektorale që ia sigurojnë fito...
-
Abdixhiku: Rikthimi i Kosovës në agjendën e Uashingtonit, interes nacional
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka uruar fitore...
-
Qeveria aprovon projeketet kapitale, premton t’i bëjë me stadiume një pjesë të qyteteve
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ...
-
Bettel falënderon krerët e shtetit për pritjen e ngrohtë që iu bë në Prishtinë
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel, i ...
-
Gjendja shëndetësore e të plagosurit në “Kodrën e Trimave” është stabile
Gjendja shëndetësore e të plagosurit gjatë mëngjesit të sotëm në lagjen “Kodr...
-
Sveçla priti ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, e falënderoi për mbështetjen e ofruar nga shteti i saj
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim njoftues am...
-
Avantazhi në zgjedhjet presidenciale, Zelensky përgëzon Trumpin për fitoren
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përgëzuar republikanin Donald T...
-
Limaj uron Trump: Shpresoj të udhëheqë me përgjegjësi dhe vizion për një botë më të sigurt
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka uruar Donald Trump i ci...
-
Vihet gurthemeli për ndërtimin e Ambulantës së Mjekësisë Familjare në fshatin Uglar të Gjilanit
Komuna e Gjilanit njofton se është vënë gurthemeli për ndërtimin e Ambula...