Lajme

Si është jeta brenda një karantine të coronavirus në Europë?

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 14 February 2020

Numri i rasteve të konfirmuara të të prekurve në Europë nga coronavirus i cili ka pushtuar Kinën duke lënë pas më shumë se 800 viktima, tashmë shënon 42, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Por shumë persona të cilët po riatdhesohen nga Kina janë duke qëndruar brenda një karantine për të parandaluar transmetimin e virusit.

Ata do të qëndrojnë të paktën 14 ditë të mbyllur nga pjesa tjetër e botës, kjo si një masë parandaluese.

-Advertisement-

Mbretëri e Bashkuar

Autoritetet britanike thanë të hënë se 8 persona në Mbretërinë e Bashkuar kishin rezultuar pozitivë ndaj testimit të virusit. Katër raste të tjera të virusit u lidhën me një britanik i cili po udhëtonte nga Singapori dhe kishte qëndruar më pas në një rezort skish në Francë.

Personat që janë riatdhesuar nga Wuhan janë mbajtur në Spitalin “Arrowe Park”. Ndërsa për një grup tjetër është raportuar se do t’i dërgojnë në një qendër shëndetësore në Milton Keynes.

Njëri prej rezidentëve i quajtur Kharn Lambert, filmoi disa pamje të personave ndërsa ishin në oborr, ku i lejohet të shëtisin.

“Siç mund ta shihni ata kanë ngritur një gardh përreth këtij perimetër, për t’i ndaluar hyrjen të tjerëve”, shprehet ai, “por oborri është i madh. Mjafton për të shëtitur pak apo për të marr ajër”.

Francë

Asnjë prej 180 personave të cilët janë vendosur në karantinë në Francë nuk kanë rezultuar pozitivë ndaj testit për coronavirus kur u kthyen nga Kina.

Pamjet e fshatit bregdetar afër Marsejës mund të jenë mjaft tërheqëse, por rezidentët po përballen me masa shumë strikte.

“Edhe gjatë kohës së drekës, kur ata mund t’i heqin maskat ata nuk lejohen të takojnë njerëz të tjerë, përveç familjes së tyre – kjo do të thotë se nuk lejohet të takojnë shoqërinë”, thotë kryetari i rezortit Jean Montagnac.

Rusi

Në kontrast të gjerë me ujërat blu dhe pemët e Francës, rusëve që fluturuan për në shtëpi nga Wuhan u janë dhënë batanije në momentin që ata zbarkuan në Siberi.

Vendi ka raportuar dy rastet e para javën e kaluar, të dy të kombësisë kineze.

“Çdo gjë është vendosur në dhoma dhe kontakti mes njerëzve është i ndaluar plotësisht. Nëse në një dhomë janë dy persona, atëherë ata do të qëndrojnë në të njëjtën dhomë për dy javë”, tha studenti Daniil Parfenovish për kampin që ndodhet rreth 200 km larg Yekaterinburg.

Gjermani

Qendra e vetme e karantinës në Gjermani ndodhet në Germersheim në lumin Rhine, në veri të Karlsruhe.

Ann-Sophie Muxfeldt ka studiuar në Wuhan për rreth një vit për informatikë në Universitetin e Rostock. Ajo thotë se edhe pse nuk ka shumë për të bërë gjatë ditës, ushqimi gjerman ka filluar të jetë pjesë e rutinës së saj përsëri – shumë ndryshe nga ai kinezi.

“Sot kishim tortelini me pana – mendoj që do të ishte më mirë pa pana – dje kishim lazanja me perime, djathë dhe pana”. Por supa e mbrëmshme e kungullit Anës ju duk “shumë e shijshme, nuk mund të pretendojmë për një menu restoranti 5-yjësh këtu”, thotë ajo.

Spanjë

Njëzetë persona nga Spanja u riatdhesuan nga qyteti i Wuhan dhe po qëndrojnë tani në Spitalin ushtarak Gomez Ulla në Madrid.

Gjashtë gjermanë, të cilët kishin shkuar për pushime në Spanjë po qëndrojnë në spitalin La Gomera në Ishujt Kanarie. Njëri prej tyre e transmetoi coronavirusin nga një koleg në punë në Gjermani që sapo ishte kthyer nga Kina.

“Ditët po kalojnë lehtësisht. Ne u takuan dhe nuk kemi shumë kufizime”, thotë Pedro Morilla, një trajneri futbolli, i cili po qëndron në karantinë në qendrën që ndodhet në Madrid. “Ne kemi dy dhoma të përbashkëta ku mund të takohemi, të luajmë me letra, domino dhe shah, me ata që dinë të luajnë patjetër”.

Vende të tjera europiane të cilët kanë riatdhesuar qytetarët e tyre nga Kina përfshijnë Belgjikën, Italinë, Hungarinë dhe Zvicrën. Vendndodhjet e tyre, rrethanat dhe kufizimet janë të ndryshme nga shteti në shtet po ndajnë diçka të përbashkët- ata nuk mund të largohen.

“Patjetër që do të ishte më mirë të mos ishim në karantinë, kjo është e qartë. Nëse do të mund të zgjidhje, sigurisht do të zgjidhje lirinë në vend se karantinën, por kjo do të vazhdojë për vetëm dy jave dhe është shumë në rregull nëse do të qëndroj vetëm aq”, thotë Ann-Sophie Muxfeldt në Gjermani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera